Kulturë
Gani Pllana: Përvjetori i Pavarësisë, i Republikës së Kosovës
E diele, 16.02.2025, 07:52 PM
Gani S. PLLANA
PËRVJETORI
I PAVARËSISË
I
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
sot
rrezet e diellit
ledhatojnë
faqet
e
të rinjëve,
të
vashave, të çunave,
të
mesoburrave,
të
pleqëve e plakave,
të
luleve,
të
barit të njomë,
të
lumenjëve e krojeve,
të
fushave e maleve,
të
lapidarëve të martirëve,
të
lapidarëve të heronjëve.
kudo,
festë në Kosovë!
e
dëshiruan këtë ditë
me
dhjetëra gjenerata;
punuan
e u flijuan shumë heronj,
shumë
çlirimtarë
shkuan
në amshim.
me
lotë në faqe,
me
sy hapur
e
fytyra si hëna,
me
të vetmen dëshirë
për
ta parë
Kosovën
e Pavarur,
në
truallin e Dardanisë.
kudo
hare:
në
rrugë,
në
fshatra,
në
qytete,
feston
Kosova...
fytyrat
e buzëqeshura,
me
flamurin kuq e zi
mbi
tokën Arbërore,
për
ardhmërinë tonë...
DIKUR
lexonim
novela e romane,
i
shpërndanim te shokët ...
lexonin
edhe gazeta
pritnim
me
padurim programin e TVSH-së,
e
shikonim me perde të lëshuara.
dikur
dilnin
në demonstrata,
syri
nuk na trembej;
i
dilnim para policit barbar,
i
dilnim para tankut të huaj;
kërkonim
Universitet,
kërkonim
barazi,
kërkonim
Pavarësi,
kërkonim
lumturi.
ERDHI LIRIA
erdhi
L I R I A,
që
lindën djem e vajza trimëresha;
fal
gjakut të dëshmorëve,
që
u sakrifikuan nëpër shekuj
fal
miqve tanë në botë.