Kulturë
Shyqyri Fejzo: Cikël poetik
E marte, 18.02.2025, 06:50 PM
Shyqyri Fejzo
1.Çfarë do të bënim pa
leximin?
Jeta
brenda i ka gjithë të mirat
Gazi,
hareja e qeshura janë aty
Nuk
kanë asnjë vlerë hapsirat
Po
s'i prekëm dhe pamë me sy
Gjithë
kontaktet e njerëzisë
Me
miq e shokë në çdo anë
Faktori
i parë i lumturisë
Qoftë
në fshat a në Tiranë
Por
koha rrjedh, çastet treten
Brenda
nesh e gjejmë gëzimin
Kemi
kohë që flasim me veten
Çfar
do bënim sot pa leximin?
Pas
këngës bukur të këndezit
Trupi
e truri shpejt ringjallet
Pas
kafesë tonë të mëngjezit
Me
mikun e mirë qajmë hallet
Kompjuteri
tërë gas na pret
Dhe
për atë tani nisi dita e re
Rekomandon
lajmet në gazet
Botën
e pafund përpara na ve.
2.Guximi
Guximi,
një furtunë si çmenduri
Ku
shpresën e ngjall optimizmi
Mpleksur
shpesh me madhështi
Frikë,mosbesim
sjell pesimizmi
Kjo
varet nga fati,ka mendime
Po
fati rri krah për krah trimit
Bashkë
kalojnë në shpërthime
Suksesi
i arritur- biri i guximit
Katastrofë
sheh në çdo lidhje
Këtë
sëmundje ka sot pesimisti
Në
çdo katastrofë ka një zgjidhje
Këtë
këmbëngul fort optimisti
Guximi
nuk bën shumë zhurmë
Bashkë
me bindjen përmbys malet
Urragan
me erë dhe me furtunë
Ndaj
çdo pengese kurrë nuk ndalet
Trimat
me këmbë për të qëndruar
Gjithë
bota këtë tani fort mirë e di
Këmbët
e frikacakut për të vrapuar
Ka
thënë me kohë Frashëri Sami
Sot
shumë gjëra kanë ndryshuar
Guxim
respekt,konsensus i gjërë
Por
dhe të ulesh për të dëgjuar
Ka
të njëjtën vlerë për të tërë
Për
shpresën, pritsen e së mirës
Ta
mbështetim me kurajo e guxim
Pritses
së keqes, frikës, të nxirës
Ti
mbyllim dyert e rrugët pa përtim
3.Varfëria
Dembelizmi
rrugës ecte ngadalë
Fliste
me vete e diçka mendonte
Nuk
ishte as sakat dhe as i çalë
Vetë
nuk e dinte ku po shkonte
Zhurmë
hapash në çast dëgjoi
Një
zonjë e qeshur prapa i vinte
Nga
gëzimi mendja i fluturoi
Ja.
Pas dy tre hapash ajo e arrinte
"Më
arrite kur jam i lodhur pak
Duket
që na bashkoi shoqëria
Cila
je? Dua të njoh e kam merak"
U
përgjigj zonja:"Jam varfëria"
4.Rrënjët e Lumturisë
Ku
ti kërkoj rrënjët e tua lumturi?
Qasjet
moderne të trzojnë fort
Për
ty shkruhet sot e në lashtësi
Por
në një mendje s'bien dakord
Sinjali
i parë shpërthen tërë gas
Në
lindje, "pema e familjes" gëzon
"Rrënja
boshtore" zhvillohet më pas
Me
degët e saj, jeshilon e lulëzon
Në
labirintet e jetës pamja e lumturisë
Kështu
ka qënë, e tillë do të ngeli
Realizim
i plotë i potencialit të njerzisë
Sic
ka thënë e shkruar Aristoteli
Ç'të
bësh, rrisku ynë është pa ndarje
Jeta
s'matet sa here përpëlit synë
As
sa herë ne bëjmë frymëmarrje
Çastet
e lumtura na lënë pa frymë
Sot
lumturisë i u shtua një rrënjë strategjike
Kontaktet
njerëzore medalja e artë e shoqërisë
Si
për mirëqenien emocionale dhe psikologjike
Rrënja
bashkëkohore, e pa interes e lumturisë
Mund
të zgjedhësh shumë sot, e vërteta
Se janë bërë pa fund shpikje virale
Paralel
me dijet është rritur dhe jeta
Në
krye kapedania, Intelegjenca artificiale
Shyqyri Fejzo
Hamburg-Gjermani Shkurt 2025