E merkure, 30.04.2025, 09:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Gjyshi im

E merkure, 19.02.2025, 07:50 PM


Gani S. PLLANA

Kishin thënë për ne

jo vetëm ne

por edhe të tjerët

që madje na vlerësonin

e na çmonin

virtytet

bujarinë

mikpritjen

besën

se familjen e kishim si vlerën kulmore,

shtyllë kryesore

ndër shekuj

të bashkuar në kuvende e ahengje

të matur e të respektuar

përherë të dashur e krenar

përballonim shumë sfida.

Sofra shqiptare

familjes shqiptare

familjes së sofrës së madhe

që funksiononte me rend e rregull

krijonte të mira pa pra

që kishte besë e bujari

i degdisej nami nëpër botë

deri në Amerikë e Australi

ma thotë

jo pa krenari

doktor Genti, komshiu im

qe dhjetë vite përtej Atlantikut

tek bisedonim në Boston.

Gjyshi im

isha me fat

gjyshi im ishte natar

nderohej në shtëpi

në oborr

në rrugë

në lagje

në qytet

shpesh më mbante pranë

nuk kishte shumë rrudha

lexonte pa syza

katër klasë shkollë

kishte mbaruar

nuk e kishin lejuar më tepër

barbarët e asaj kohe

nuk e kuptoja në fëmijërinë time

pse nuk ka vazhduar

studimet?

nuk më përgjigjej;

sytë të mbushur me lot

me ledhatonte faqet!

mbi një tra mbante abetaren

me ato fletë bojë duhani

e shfletonte me kujdes

shumë fletë ishin të grisura

por shkronjat lexoheshin

ma dhuroi me dorën e vet

para ikjes në përjetësi

“mbaje me tha or bir

ruaje si sytë e ballit”!

abetaren e gjyshit

e kam ende në bibliotekë

e shfletoj me kujdes

e lexoj me dashuri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx