E merkure, 30.04.2025, 09:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Pavarësi e Kosovës është flakë që nuk shuhet kurrë

E merkure, 19.02.2025, 07:48 PM


Milazim Zeqiraj

Pavarësi e Kosovës është flakë që nuk shuhet kurrë

17.2.2025 janë 17 vite Pavarësi e jonë

17.2.2008 është datë e fillimit

që kurrë nuk ka fund.

Kosovë kur fortunat shprazeshin në Ty

ti qëndrove e nuk u përule kurrë.

Nga fortunat mali e fusha zgjoheshin,

ne nuk pranonim frikë e trishtime.

Qëndronim në istikam

në ballë të fortunave

si luftetarë kaçak, ballist e partizan

e në fund si UÇK,

sebashku më NATOn ngritëm kala

që qëndron përherë mbi çdo fortunë.

Kur mali e fusha morën flakë,

Armiku u mund në Koshare e kudo në Kosovë

e nuk i mbeti vend askund.

Më 12 Qërshorë 1999 për të shpetuar gjallë

në Kumanovë e nënshkroi  kapitulimin

e iku drejt veriut si mos më qenë kurrë.

Nga ajo ditë liria e jonë në Kosovë

rrezataon si flakë në flamur.

2.

Në lirin tonë ecem në mes hijës dhe dritës,

pas një pune të suksesshme

sebashku më miq.

më 17.2.2008 nga deputete e popullit

në Kuvendin e Kosovës

një zë nga shpirti i popullit jehojë

një e kaluar e vujtur

shpertheu më Pavarësin tonë

Pavarësia për ne

nuk është vetëm fjalë që duhet thënë,

ose datë që duhet festu.

Ajo është detyrë e obligim i fituar më mund

që duhet rujtur përherë nga çdo fortunë

17.2.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx