Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Në kujtim të Elitës së Mohuar, Prof. Odhise Grillo,”Mjeshtër i Madh
E enjte, 20.02.2025, 07:50 PM
Në kujtim të Elitës së Mohuar, Prof. Odhise Grillo,”Mjeshtër i Madh”
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Odhise Grillo, shkrimtar i dashur për fëmijë,“Miku i fëmijëve” dhe autorëve të rinj, i
cili ka shkruar sa e sa libra për fëmijë dhe ka redaktuar 1500 vepra letrare
apo studimore. I vlerësuar ndërkombëtarisht me Diplomën,“Autor dhe
Shkrimtar Ndërkombëtar”- Kembrixh.
Mund të lexoni te libri ”Elitat e mohuara.., krenari kombëtare”-Nacional-2019, F.324-329.
Si sot më 21 Mars 1932, para 93 vitesh lindi në
Vuno të Himarës Odhise Grillo që do të linte pas një emër të madh .
Mediat, TV dhe gazetat kanë reklamuar për Elitën,
prof.Odhise Grillo, shkrimtarin, “Miku i Fëmijëve” dhe njeriun e mirë , i cili
u ka zgjatur dorën e tij të ngrohtë pa kurrfarë inetersi personal talenteve të
reja, vetëm që letërsia shqipe të lulëzojë dhe të ngrihet në nivelet rajonale,
kontinentale dhe botërore.
Si qytetare u bëj thirrje gjithë niveleve të pushtetit,
bëhuni njëherë të vetme zotër të vatanit. Nuk u vrasin sytë vallë faqet
e gazetave apo ekranete TV të mbushura me lajme ekzotike,pse u divorcua
“X”aktor botëror, apo u vra “Y”, trafikant droge dhe mishit të bardhë, i cili
dëmton shoqërinë dhe përdhos imazhin e kombit të tij.Çuditërisht mirë që nuk u
japin vendin e merituar Vlerave të vërteta kombëtare, por kanë ngritur
në pjedestal Antivlerën. Po si nuk thonë një fjalë për një vlersim
ndërkombëtar të një intelektuali që jo
vetëm ka rritur veten si shqiptar, por ka nderuar atdheun apo më gjerë Kombin. Ka
aq shumë shqiptar që i vlerësojnë Akademitë Botërore dhe shteti ynë
hesht. Pra në vendin tnë vlerat morale nuk vlerësohen sa ato materiale.
Shembulli më i mirë është i ndjeri Odhise Grillo,
të cilit : nga Komisioni Ndërkombëtar
dhe Qendra Biografike Kembrixh, më 24 Nëntor 1998, i është dhënë Diploma
“Autor dhe Shkrimtar Ndërkombëtar” dhe nuk është thënë një fjalë për këtë
vlerësim madhor.
Sepse dëshira e ethshme e Prof.Odhise Grillo ishte tepër
humane:
Ai ishte për Integrimin e letërsisë shqipe drejt zhvillimit që ajo të mos
quhet më në mënyrën më përbuzëse,“Letërsi Provinciale”, por një letërsi
e re, lirë, e pavaruar nga politika, një prurje bashkëkohore dhe moderne,
larg letërsisë së detyruar dhe të koruptuar të Realizmit Socialist. Ai
kërkonte të shkruhej dhe brumosej një letrësi Ndryshe e Realizmit Real.
Vetëm atëherë kur të shkruhet për atë që jetojmë jo për farsitetin që japin
reklamat, po për një jetë, ku të pasqyrohet
e vërteta, ku ngërthehet e mira me të keqen, e bukura me të shëmtuarën,
varfëria me pasurinë, e vërteta me gënjeshtrën, drejtësia me padrejtësinë, gjë
që hap vizione të reja për të ardhmen. Letërsia duhet të shërbejë si kritika e
fenomeneve negative dhe të japi shpresa për një komb me jetë të bukur, pa
gënjeshtra, pa trafiqe, pa korrupsion dhe pa mashtrime. Këto kanë qenë synimet
e këtij himariotasi të shquar dhe atdhetar,mësuesit dhe mikut tim të mirë
Odhise Grillo.
Duhet të kesh një botë të pasur e të bukur, moralisht dhe shpirtërisht, që
të priresh drejt së mirës. “Por...,po
dole kundër rrymës, lumi të merr me vete!”
Elitën e Mohuar, Prof.Odhise Grillo,“Mjeshtër i
madh”,“Autor dhe Shkrimtar Ndërkombëtar “me kupimin e plotë të
mendimit dhe fjalës e quaj njeriu “Njeri”.Të jesh “njeri” është dhuratë
dhe privilegj, që jo kushdo e meriton. U kujtoftë për jetë e me ndeim emri dhe
vepra e të mirit Odhise Grillo!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë, 21.03.2025- në 93 vjetorin e lindjes së
tij.
Për nder të Prof.Grillos, po jap një poezi, ku ai në pak
vargje flet sa një enciklopedi për atdheun e tij të pakrahsueshëm me asnjë
mrekulli të Universit! Këtu duket edhe madhështia e tij!
Sikur gjithë botën të ma falin!
Mbi krahët e ëndrrës,
brodha në Evropë,
pashë tjetër jetë,
pashë tjetër botë.
Mirëpo Ejfelin,
që pashë në Paris,
s’kisha për ta ndërruar,
me një qiparis.
Shatërvanet e Londrës,
me argjende larë,
s’kisha për t’i ndërruar,
as me një ujëvarë.
Edhe Koloeseun,
në Romën plot bujë,
s’kisha për ta
ndërruar
me kalanë në Krujë.
Plazhet që ka Spanja,
sikur të m’i falin,
s’do t’i ndërroja
kurrë,
me plazhin e Jalit,
që shkëlqen si xham,
ku kam plot kujtime,
dhe aty unë kam
vendlindjen time. Odhise Grillo
Faqe nga libri “Elitat e Mohuara”; Dedikimi i autores Vivra; Diploma e Komisionit Ndërkombëtar dhe Qendra Biografike Kembrixh, më 24 Nëntor 1998, ka vlerësuar e Prof.Odhise Kristo Grillon,me Diplomë “Autor dhe Shkrimtar Ndërkombëtar”.