Kulturë
Përparim Hysi: 'Ozerovka' nga Elbasani
E diele, 23.02.2025, 07:43 PM
"OZEROVKA"
nga ELBASANI
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Tek
siell këtë tregim për lexuesit, paraprakisht e theksoj: koha ka bërë të sajën
për mua si protagonist dhe, nëse dikush me kujtesë më të kthiellët vë re ndonjë
pasaktësi, do t'i lutem mos vërë boritë e alarmit se, sakaq, dhe po vjen
kiameti.
Them
kështu se në kujtesën time, si në një kaleideskop gjigand, veç meje dhe "OZIROVKËS"
, lakohet një REGJISOR i madh sovjetik:JURI OZEROV!
*
JURI
OZEROV kish ardhur në SHQIPËRI dhe, ndërsa ishte shfaqur filmi
"FURTUNA" (film sovjeto -shqiptar me Bashkë regjisor KRISTAQ DHAMO
dhe, veç rusëve dhe aktorë shqiptarë),
erdhi për një takim në pranverë të vitit 1959 mu në SHTËPINË e KULTURËS
në ELBASAN. E mbaj mend që në katedrën qendrore, JURI OZEROV, shoqërohej edhe
nga artistë Shqiptarë, një përkthyes dhe, veç tyre, sekretarja e komitetit të partisë për
Elbasanin, shoqja K... Unë nuk jam nga Elbasani, por këtë shoqen K... dhe
detyrën që kishte e mbaj mend mirë se,
si tip impulsiv që jam, me këtë bëra një debat të nxehtë. Por as që ka
rëndësi ky debati im me të. "DOLLIBASHI" i gjithë atij takimi aq
emocionues qe, padyshim, Regjisori me
famë që në atë kohë:JURI OZEROV. Kish fituar"Palmën e artë" në
FESTIVALIN e KANËS me flimin "SHtegëtojnë krillat" dhe, ngaqë filmat
rusë qenë të përditshëm në kinematë tona, heronjtë kryesorë:ALEKSEI BATOLLOV
dhe TATIANA SAMOILLOVA ishin në zemrat e shikuesëve. NGaqë debati me regjisorin
ishte fare i lirë, unë që pëlcasë si
zorra mbi prush, pyes:- Pse e vratë Batollovin a nuk mund të shpëtonte? E
përktheu dhe, tek vuri re pyetjen time prej axhamiu (sa kisha mbushur 16-vjeç),
me një buzëqeshje fine siç bëjnë gjithë njerëzit e mëdhenj, m'u përgjigj me politesë:- Ishte
luftë dhe në luftë vritesh! -Po le të ishte plagosur, -ngula këmbë si mushka
unë. Dhe, ngaqë duhet ta ulte"piacën" me auditorin e tipave
si unë, foli më gjatë:- Duhet ta dini.Në filma përdoren fishekë
manovre dhe vrasjet nuk janë të vërteta.E, sa për dijeni, shtoi:-Ju e kini parë
flimin"Furtuna". E dini se
ç'na ndodhi? Dikush sikur kish harruar një fishek të vërtetë dhe plagosi
Artistin NAIM FRASHËRI. Sa tha kështu, ne mbajtëm frymën dhe dikush ulëriti.
Qetësohuni, - tha ai. Por NAIM FRASHËRI e duroi tamam si shqiptar dhe është
shumë mirë. Natyrshëm që salla shpotiti nga kjo batutë kaq elegante e me
domethënie të madhe, Pas meje, u çua një
gjimnaziste nga gjimnsazi"QAMIL
GURANJAKU" dhe jo vetëm pyeste rusisht, por dhe debatonte po
rusisht me regjisorin. Tani, mua gati më zuri cërma: maturante si unë dhe
cicëronte rusisht.Edhe unë pesë e kisha rusishten, por kjo jo vetëm më linte me provim në
vjeshtë, por dhe fare në klasë.Kafshova gjuhën dhe, që në atë çast, nga sy e veshë për OZEROVIN, ia ngula sytë
kësaj"OZEROVKËS" nga Elbasani. Që nga ai çast, zura ta kundroja apo siç thoshte i ndjeri
MIGJEN:-Për një shikim sa më preçiz.
*
OZEROVKA
ishte bionde, me dy gërsheta që i lidhte kurorë dhe sa lezet që kishte.Jo vetëm
e bukur, por dhe e mençme.Nuk e di në fliste gjuhë tjetër, por ruse puro. As e
kuptova si mbaroi takimi, por, ngaqë kur ka dasmë, nuk shkoj për shkarpa, sa
dolëm, e takova OZEROVkËN. Të kam zili
që aq mirë flet rusisht, të lutem, a
mund të më shkruash një letër për një miken time në RUSI? -Po.Patjetër, -pranoi
ajo.
Ne,
disa prej nesh, sigurisht, kishim korespodencë me nxënës në shkollat ruse dhe
unë kisha një të tillë.Korespodenca bëhej në gjuhën ruse dhe qe e pamundur me aq rusisht sa dija unë apo
bashkëshokët e mi. Të them të drejtën,
në Pedagogjiken e Elbasanit, kishte një klasë që bënte vetëm rusisht dhe
ata ishin kthyer në rusisht folës.Ata na i shkruanin letrat ( gjej vend të
lakoj të ndjerin VIKTOR QURKUN, si njërin nga ata), por mua nuk më mungonte
përkthyesi, por, kur pashë"OZIROVKËN"(iu rrëfeva Viktorit:unë për të,
- i thashë, -të lë në mes rrugës dhe u shkrimë së qeshuri), u bëra rrodhe pas saj. E shkrova letrën
dhe, sipas adresës, frymën mu tek
lagja"Spaikore"! E takova dhe ia dhashë. Nuk qe letër, po kisha
derdhur tërë "talentin letrar"timin. E mori dhe më siguroi që do ta
postonte po vet sipas adresës. Ndërkaq,
unë qeshë si mes dyzjarresh: sa në Rusi aq dhe tek OZIROVSKA në lagjen
SPAIKORE.
Kur
më erdhi përgjigja, jo vetëm e përktheva "shatra-patra" vet, por u
konsultova dhe me VIKTORIN si mik që e
kisha.
Por
me kaq , sikur nuk mjaftonte.Frymën tek"OZIROVKA" dhe tash edhe për
përkithimin, por dhe për letrën tjetër. Pak nga pak, sikur po lindte
një"kimi" siç ndodh në atë moshë. E mbaj mend mirë. Qe e shtunë
pasdite. Ngaqë flokët e mi qenë si gjembairiqi,
mend u hodha një grusht brillantinë, sikur do bëja"parje" me
këtë, OZIROVKËN dhe, krahas letrës për atë miken nga RUSIA, i dhashë një vjershë. E kam shkruar për ty,
-i thashë. I dhashë dorën dhe ika, sikur të kisha bërë faj. E mbaj mend se
ç'vjershë ishte:
"Ti
më je kaq rinore
Si
pranverë e sapohyrë
Mu
në lagjen "Spahikore"
Unë
të njoha trëndafil... dhe vazhdonte, por
a mund të vazhdoja unë në"provën e parë" të"zënies nga
qymyri"? Ika, sikur të më ndiqte dikush me shkop dhe prisja si një i pandehur që pret dënimin pas një"faji
të madh". Mund të dilja vetëm të shtunën pasdite (isha konviktor) dhe java
m'u duk si një muaj. Kur shkova atje, OZIROVKA më pa nga dritarja dhe doli në
rrugë.Mend po më binin djersë të ftohta dhe prisja "dënimini". Më
tha:-Qenke dhe poet dhe vjershën të përkthyer do ia dërgoj asaj mikes në RUSI.
Duhet
të jem bërë si kungull i pjekur mbi furrë, por ajo, e shkathët dhe e zhgjuar siç qe, më
qetësoi:-Të falndeoj për vargjet, por e ke
rritur shumë"piacën". Tani unë u bëra me krahë si ata zogjtë
që, së pari, nisen fluturim dhe, ngaql nuk kanë përvojë, ndodh që edhe mund t'i
thyejnë krahët. Kjo "kimi" mes nesh nuk e pati jetën të gjatë.Unë
mora maturën dhe ika në rrethin tim dhe
ajo shkoi në Rusi për studime. Më
duket, se kur u prenë mardhëniet mes B.S. dhe Shqipërisë mbeti andej. E shkruaj
këtë vetëm e vetëm si një mbresë apo si një"plagëmalli" që, po i hoqe
koren, zë e rrjedh. OZIROVKË kudo që të jeshë të paftë ZOTI!
Tiranë, 20 shkurt 2025