Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë

| E premte, 28.02.2025, 04:53 PM |


Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë

Nga Gjon Keka

Zërat që mohojnë kontributin e atdhetarëve dardano-arbëror katolik e protestant janë të kota dhe vetëm sa e rrejnë veten dhe ata që bien pre e rrenave të tyre, sepse faktet janë kokëforta, mjafton të lexohet historia jonë dhe poashtu ta shikojnë listën e gjatë të kontribuesve të klerit katolik arbëror sikur janë: Pal Engjëlli, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani e deri tek Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi etj.

Nga kjo dihet botërisht se deri më sot kisha katolike dhe protestante dardano-arbërore kanë kontribu shumë në forcimin e shpirtit ,gjuhës dhe identitetit kombëtar arbëror europian.

Sidomos kisha Protestante veçuar këtu të krishterët atdhetar si: Konstantin Kristoforidhi, Gjerasim Qiriazi etj, kanë dhënë një kontribut të madh në rilindjen kombëtare,gjuhën dhe kulturën tonë dardano-arbërore si dhe në mbajtjen gjallë të urës me botën perëndimore të civilizuar.

Edhe sot ky kontribut vazhdon sidomos në ruajtjen e identitetit kombëtar dardano-arbëror europian ,respektivisht frymës atdhetare të Gjergj Kastriotit dhe Pjetër Bogdanit.