E merkure, 30.04.2025, 11:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Refik Havolli: Dhuro Dashuri

E premte, 28.02.2025, 04:49 PM


Refik Havolli

Dhuro Dashuri

Dhuro dashuri që të mos harrohesh,

Respekt e mirësjellje shpërnda çdo ditë.

Pa to, si hije do të largohesh,

Pa gjurmë në zemrat që kishe pritë.

Një fjalë e butë, një dorë e shtrirë,

Një buzëqeshje në kohë të vështirë,

Janë më të çmuara se ar e flori,

Janë vlera që mbeten në përjetësi.

Prandaj, sa je këtu, mos e kurse,

Një fjalë të mirë, një përqafim,

Se nëse ke dhënë veç dashuri,

Do mbetesh i gjallë në çdo kujtim.

Kur vjen ai çasti, i fundit në jetë,

Askush s’të pyet për trofe, medalje e pasuri,

Veç ata që rrite e deshe vetë,

Do të mbajnë mend me dashuri.

Në fund kuptojmë, por shpesh me vonesë,

Se lidhjet e ngrohta vlejnë përjetë,

Jo emri, jo fama që shuhen me vesë,

Por zemrat që ndriçove në jetë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx