E merkure, 30.04.2025, 06:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Nuk do të shkruaja

E merkure, 26.02.2025, 07:51 PM


Gani S. PLLANA

NUK DO TË SHKRUAJA

nuk do të shkruaja

po ta dija se nuk nxe dielli,

për të ngroh foshnjat,

natyrën,

lulet,

zogjtë,

rininë, pleqtë e plakat.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se të nesërmen

nuk do të takoja ty

nuk do të shkruaja

po ta dija se foshnjat

janë pa qumësht nëne.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se nuk puqet

mali me borë..

nuk do të shkruaja,

po ta dija se ekziston xhelozia.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se nuk e takoj nënën.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se nuk ka dashuri të vërtetë.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se abetaren

ma mori lumi.

nuk do të shkruaja,

po ta dija se kësaj bote

dikur do ti vjen fundi!

SONTE TË SHKRUAJ

ka kohë

që dëshiroja të të shkruaj;

u bë një kohë e gjatë

nga ajo ditë...

pse të shkruaj sonte,

mos më pyet,

unë të tregoj vet.

dua të shkarkohem

nga një duhi fjalësh,

që m’a përvëlojnë shpirtin.

shkruaj,

se dua t’jap gjithë frymën.

kjo letër do të bjerë në duar

pak vonë...

pse ike?

pse u trete?

më the se më do me zemër;

u mashtrove keq,

u verbove pas asgjëje.

nuk di, se si...

eh, sonte çmallem duke të shkruar.

NUK DERDHI LOT

ike pa bërë zë,

në heshtje,

nën dritën e hënës.

ende në vesh

më shushuritin

taket tua, duke ikur...

andaj, vendosa

vetëm të këndoj

edhe pse zëri nuk më del

nga brendia e shpirtit

nuk dua të derdhi lot.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx