| E merkure, 26.02.2025, 07:51 PM |
Gani S. PLLANA
NUK
DO TË SHKRUAJA
nuk
do të shkruaja
po
ta dija se nuk nxe dielli,
për
të ngroh foshnjat,
natyrën,
lulet,
zogjtë,
rininë,
pleqtë e plakat.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se të nesërmen
nuk
do të takoja ty
nuk
do të shkruaja
po
ta dija se foshnjat
janë
pa qumësht nëne.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se nuk puqet
mali
me borë..
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se ekziston xhelozia.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se nuk e takoj nënën.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se nuk ka dashuri të vërtetë.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se abetaren
ma
mori lumi.
nuk
do të shkruaja,
po
ta dija se kësaj bote
dikur
do ti vjen fundi!
SONTE TË SHKRUAJ
ka
kohë
që
dëshiroja të të shkruaj;
u
bë një kohë e gjatë
nga
ajo ditë...
pse
të shkruaj sonte,
mos
më pyet,
unë
të tregoj vet.
dua
të shkarkohem
nga
një duhi fjalësh,
që
m’a përvëlojnë shpirtin.
shkruaj,
se
dua t’jap gjithë frymën.
kjo
letër do të bjerë në duar
pak
vonë...
pse
ike?
pse
u trete?
më
the se më do me zemër;
u
mashtrove keq,
u
verbove pas asgjëje.
nuk
di, se si...
eh,
sonte çmallem duke të shkruar.
NUK DERDHI LOT
ike
pa bërë zë,
në
heshtje,
nën
dritën e hënës.
ende
në vesh
më
shushuritin
taket
tua, duke ikur...
andaj,
vendosa
vetëm
të këndoj
edhe
pse zëri nuk më del
nga
brendia e shpirtit
nuk
dua të derdhi lot.