Kulturë
Neshat Mehmedi: Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
E premte, 28.02.2025, 03:57 PM
SHOQATA KULTURORE “KARNAVALET ILIRE” në fsh. BOZOVCË-TETOVË
Karnavalet
Ilire në Bozovcë dhe Tetovë – FALËNDERIM PUBLIK
Nga
Neshat Mehmedi
Më
15 shkurt në Bozovcë dhe më 16 shkurt 2025 në Tetovë, u mbajtën me sukses
Karnavalet Ilire, një festë e mrekullueshme e trashëgimisë sonë kulturore. Ky
manifestim nuk do të ishte kaq madhështor pa pjesëmarrjen dhe përkushtimin e
jashtëzakonshëm të të gjithëve.
Falënderim
për Pjesëmarrësit
Organizatorët
e Karnavaleve Ilire shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u bënë
pjesë e kësaj feste të madhe dhe kontribuuan në suksesin e saj. Një falënderim
i veçantë shkon për sponsorët e këtij manifestimi “Karnavalet Ilire” :
Filantropin z. Lazim Destani dhe Vez Sharri.
•
-Pjesëmarrësit nga Republika e Shqipërisë, Perparim Laçi me zonjën e tij,
pronarin e Hanit “Përparim Laçi”në Pukë dhe kryetar i unionit të haneve në
Shqipërinë Veriore, znj. Eralda Baze-shkrimtare, me grupin: Festimin dhe
Dorinën, Poeten Miranada Troci Derti.
•
-Republika e Kosovës: falënderojmë z. Skënder Gashin-mjek specialist i
syrit-oftalmolog, profesor Ibush Luzha, Shaban Hoxha me zinj. e tij, profesor
Bejtulla Rakipi, mësuesët veteran të arsimit: mësuesin Samidin Dauti dhe
mësuesin Nuridin Kuteli me shoktë e tij.
•
-Falënderojmë profesor Xhemaledin Saliun drejtor i Shoqatës për Trashëgimi dhe
krijimtari Kulturore në Preshevë, Lugina e Preshevës, të cilët me praninë e
tyre e bënë këtë event edhe më të veçantë.
•
-Mediumet dhe gazetarët që ndihmuan në promovimin dhe pasqyrimin e festimeve.
•
-Shoqëritë kulturore: AKV “Emin Duraku” Shkup, me drejtorin e saj z, Fadil
Zeneli. SH.K.A. “Jahi Hasani” Çegran, me drejtorin e saj z. Zani Memedi.
SH.K.A. “Xheladin Zeqiri” Tetovë me drejtorin Blerim Islami, që sollën
performanca të jashtëzakonshme dhe ruajtën traditën me dinjitet.
•
-Këngëtarët dhe artistët që dhuruan emocione të paharrueshme me interpretimet e
tyre: vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, Merxhan Merxhani, Halim Rakipi,
Valon Merxhani dhe Milin- Elmir Zejneli.
•
-Të gjithë vizitorët dhe dashamirësit e kulturës që e mbështetën këtë nismë dhe
e bënë këtë festë edhe më madhështore.
Falënderojmë
Policinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Rendit Publik, Njësinë e
Zjarrfikësve në Tetovë. falënderojmë Shtëpinë e shëndetit - Ndihmën e shpejtë
në Tetovë.
Rëndësia
e Karnavaleve Ilire
Kjo
festë e jashtëzakonshme jo vetëm që rikthen dhe ruan trashëgiminë tonë të
lashtë, por gjithashtu forcon lidhjet midis shqiptarëve kudo që ndodhen. Me
besim dhe përkushtim, do të vazhdojmë të kultivojmë dhe të mbështesim traditat
tona për brezat e ardhshëm.
Mirupafshim
në Karnavalet e Ardhshme!
Faleminderit
të gjithëve për kontributin dhe përkushtimin tuaj! Na mbetet vetëm të
shpresojmë se vitin e ardhshëm do të takohemi sërish për një festë edhe më të
madhe dhe më të bukur!
Bozovcë
dhe Tetovë, 15-16 shkurt 2025 – Një festë që nuk duhet humbur!
REFERAT
BOZOVCË
15 shkurt 2025
Mirë
se keni ardhur ju të dashur mysafirë e ju vëllezër e motra në katundin Bozovcë,
në katundin më të largët të kësaj malësie nga Tetova. Më lejoni t’ju përshëndes
në emër të katundarëve, anëtarëve, këshillit organizativ të Karnavaleve Ilire
dhe në emrin tim personal të gjithë miqtë, dashamirët dhe përkrahësit e këtij
manifestimi shumë të lashtë mijëravjeçarë nga Republika e Kosovës, Republika e
Shqipërisë, Lugina e Preshevës dhe të gjithë dashamirët nga Tetova, katundet
përreth dhe më gjerë, në mënyrë të veçantë përshëndes sponsorët e këtij
manifestimi z. Lazim Destani dhe Vezë Sharri përshëndetim me një duartrokitje
frenetike. Gjithashtu përshëndes këngëtarë e shoqatës të Karnavaleve Ilire,
Përshëndesim mediumet, kameraman dhe fotograf, dhe të gjithë pranishmit e këtij
manifestimi kulturor.
Të
dashur të pranishëm, sot, ndodheni në Malësinë e Sharrit. Malësia e Sharrit
është djep i vlerave më sublime të çështjes kombëtare të trimërisë e të
sakrificës, vlerave arsimore e kulturore, ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e
kulturore, të mikpritjes e bujarisë siç janë: Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica,
Sellca, Shipkovica, Liseci, Gajra dhe më gjerë.
Të
dashur të pranishëm, sot ndodheni në katundin më të thellë të kësaj Malësie të
Tetovës, apo të kësaj gryke të kësaj Malësie, pra në katundin Bozovcë. Katundi
i vogël lindi burra të mëdhenj: Profesor doktor Fadil Sulejmanin-themeluesin e
Universitetit të Tetovës dhe Rektorin e parë të këtij Universiteti, z. Lazim
Destanin, që është humanist i përmasave mbarëkombëtare dhe biznesmen i
përmasave ndërkombëtare, dashamirë i arsimit, kulturës, shëndetësisë, sportit
dhe njerëzve në nevojë, Hoxhën Ramadan Rushan Sejfullahi-hoxhë i sakrificës,
Vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, më shumë se gjysmë shekulli kontribuuan e
kontribuojnë në kultivimin e këngëve autoktone burimore dhe të melosit tetovar,
dhe shumë këngëtarëve të tjerë të këtij katundi deri te këngëtari më të ri
Valon Merxhani.
Qëllimi
i këtij manifestimi kulturor Karnavalet Ilire, është të nxisim te gjeneratat e
reja dashurinë dhe edukimin për kulturën tonë shumë të pasur, shumë të lashtë
mijëravjeçare, që e përcollën të parët tanë brez-pas brezi deri më sot. Të
krijojmë te gjeneratat e reja dashurinë për traditat, trashëgiminë tonë shumë
të pasur nga paraardhësit tanë Ilirët, dhe për të nxitur turizmin malor, për të
mirën e kësaj malësie dhe të këtij katundi në veçanti.
Ne
sot para jush prezantojmë manifestimin kulturor Karnavalet Ilire, pra
prezantojmë vlera të lashta kulturore, që kanë mesazh: bashkëpunimin e jo
përçarjen, afrimin e jo ndarjen, tolerancën e jo urrejtjen ndërfetare dhe
ndërnacionale. Pra, kjo është kultura e jonë shqiptare e përcjell ndër shekuj
brez pas brezi deri në ditët e sotshme. Përmes këtij manifestimi kulturor,
tregojmë, se këta banorë, janë autokton në tokat dhe vendbanimet e tyre dhe na
çojnë te rrënjët tona shumë të moçme Iliro-Pellazge. Pra, përmes këtij
manifestimi shkundim pluhurin e harresës dhe nxisim zhvillimin e kujtesës,
sepse një popull që harron dhe përbuz të kaluarën e tij, ai popull nuk ka të
ardhme dhe shuhet përgjithmonë.
Karnavalet
Ilire këtë vit festojnë 17-vjetorin e organizimit të tyre, duke e bërë këtë
edicion edhe më të veçantë, pasi lidhet ngushtë me 17-vjetorin e Pavarësisë së
Republikës së Kosovës.
Ky
përvjetor i dyfishtë nuk është thjesht një rastësi, por një mesazh i fuqishëm i
qëndresës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
Karnavalet Ilire simbolizojnë lashtësinë dhe krenarinë tonë historike, ndërsa
17 Shkurti 2008 shënon një moment kyç në historinë moderne të shqiptarëve –
shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Kjo
lidhje shpirtërore mes festës së Karnavaleve Ilire dhe Ditës së Pavarësisë së
Kosovës është një dëshmi e gjallë se trashëgimia dhe shtetësia ecin krah për
krah, duke na kujtuar se rrënjët tona janë të thella dhe e ardhmja jonë është
plot me krenari dhe unitet!
Urime
DITËN E PAVARSISË SË KOSOVËS, për ju të pranishëm dhe të gjithë shqiptarëve
kudo qofshin!
Kemi
shumë për të thënë, por s’dua të zgjatem më shumë, sepse ju kemi sqaruar për
historikun e karnavaleve dhe strukturën e tyre, por dua t’ju tregoj, se
karnavalistë në KARNAVALET ILIRE janë nga; Bozovca, Veshalla, Treboshi,
Pollatica, Shqipëria! Edhe një herë ju bëjmë me dije se këtë manifestim
Kulturor shumë të lashtë e Sponzoron në Bozovcë dhe Tetovë filantropi z, Lazim
Destani dhe Vezë Sharri!
Ju
të nderuar pjesëmarrës dhe ata që na ndjekin për mes rrjeteve sociale,
bashkërisht jeni zemra, gjaku dhe shpirti i jonë. Të duam traditat si ajrin, të
duam kulturën si ujin, ta duam gjuhën shqipe si dritën e syve, ta duam
shkollimin si dritën e diellit, ta duam kombin dhe flamurin si zemra gjakun!
Ju
faleminderit që më dëgjuat!
Momente
të këndshme ju dëshiroj!
Më
15 shkurt 2025
REFERAT
TETOVË 16shkurt 2025, jungjatjeta e mirë se keni ardhur Ju të dashur mysafirë e
ju vëllezër e motra në manifestimin tradicional kulturor Karnavalet Ilire! Më
lejoni të përshëndes në emër të anëtarëve, këshillitku organizativ të
Karnavaleve Ilire dhe në emrin tim personal vëllezërit dhe motrat tona nga
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, përshëndes këngëtarët,
mediumet, kameraman dhe fotograf, Shoqëritë kulturore me drejtorët e tyre: AKV
“EMIN DURAKU” nga Shkupi, “Jahi Hasani” nga Çegrani dhe SHKASH “Xheladin
Zeqiri” nga Tetova. Qytetarët e Tetovës, të katundeve përreth dhe më gjerë.
Për
shkak të kohës nuk kemi mundësi t’i përmendim të gjithë me emra dhe mbiemra,
për këtë arsye ju kërkojmë ndjesë.
Të
dashur të pranishëm, sot, për të katërtin vit me radhë karnavalet zbresin nga
Malësia e Sharrit-Bozovca në qytetin e Tetovës, në qytetin universitar, të
kulturës dhe të traditave. Themi të kulturës sepse Shoqata Kulturore “Xheladin
Zeqiri” vitin e kaluar festoi 75 vjetorin e saj. Gjatë viteve, SHKA
"Xheladin Zeqiri" ka qenë bastion i kulturës shqiptare, ka luajtur
një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe kultivimin e traditës autoktone shqiptare,
duke përfshirë grupe të këngëve dhe valleve, grupin e dramës, grupin letrar,
seksionin e piktorëve dhe të tjera. Kjo shoqëri ka qenë një dritare e hapur
drejt së ardhmes, duke kontribuuar në emancipimin dhe barazimin e femrës dhe
mashkullit në shoqëri. Gjithashtu ka qenë nxitje për të krijuar shoqëri nëpër
shumë katunde të rrethinës së Tetovës ( shka “Rexhep Voka” Shipkovicë, shk
“Huzri Tahiri” Sellcë, shk “Fanoli” Trebosh, shk “Burimet e Sharrit” Xhermë,
Shoqata për shkencë dhe kulturë “Pellazgët” Tetovë, e të tjera, ku kontributi i
të gjitha shoqërive kulturore ka qenë madhështor dhe i pazëvendësueshëm në
shërbim të trashëgimisë dhe kulturës kombëtare.
Qytetarët
e Tetovës dhe të katundeve përreth njihen për mikpritje e bujari, e duanë
shkollimin dhe punën, janë dashamirë të kulturës e të traditave e mbi të gjitha
janë sypatrembur, të guximshëm e trima, atëherë kur e lyp nevoja.
Të
dashur të pranishëm, qëllimi i këtij manifestimi është të luftojmë harresën, të
shkundim pluhurin apo ndryshkun që është shtresuar ndër shekuj, sepse harresa
është kancer i një shoqërie apo populli, që të çon drejtë humbjes së
identitetit dhe asimilimit, pikërisht këtë na e duan armiqtë. Pra, një popull
që harron s’ka të ardhme, sepse nuk e din çfarë ishte e çfarë është Përmes
këtij aktiviteti dhe aktiviteteve tjera kulturore, shkollimit, hulumtimit,
bashkëpunimit, përkrahjes nxitim kujtesën, kujtesa është arma më e fuqishme e
një populli, sepse e lufton armikun më të madh të kombit harresën. Kujtesa na
nxitë për të nderuar të kaluarën tonë shumë të pasur e të lavdishme, që
qëllimisht armiqtë na e mohojnë, sepse e kaluara jonë historike e ndihmon aq
shumë të sotshmen. E kaluara historike me të sotshmen ndihmojnë shumë të
ardhmen tonë. Secila nga këto është e lidhur me njëra tjetrën si mishi me
ashtin, apo si zemra me gjakun. As njëra pa tjetrën nuk mund të jetojnë të
vetmuara, herë do kur do realiteti jonë do të triumfoj, pavarësisht
kundërthënieve dhe pengesave, sepse besoj shumë në këtë që them: s’ka familje
në Tetovë dhe katundet përreth që s’kanë nga dy a tri veta me universitet e mos
më shumë. Pra, shkollimi është arma më e fuqishme e një populli e jo shpërlarje
truri, kultura është afirmim e jo prapambetje!
Ky
manifestim ka për qëllim bashkimin shpirtërorë, krijimin e urave lidhëse në mes
veti që është një domosdoshmëri e pakontestueshme, për tu bërë grusht të fortë.
Shtrohet pyetja Karnavalet Ilire a janë autoktone?
Po,
karnavalet ilire mund të konsiderohen autoktone, sepse rrjedhin nga besimet dhe
praktikat rituale të paraardhësve tanë ilirëve, një nga popujt më të lashtë të
Ballkanit.
•
-Ilirët kishin rite të lidhura me natyrën, ciklet e jetës dhe stinët.
•
-Maskat, ritet e pastrimit, dhe festat e pranverës ishin elemente të tyre
tradicionale.
•
-Festat kishin funksion mbrojtës, për të larguar të keqen dhe për të siguruar
pjellorinë e tokës dhe begatinë e komunitetit.
•
-Shumë karnavale moderne në Ballkan, kanë elemente që rrjedhin nga traditat
ilire.
Përmes
këtij manifestim dhe manifestimeve të tjera nxitet turizmin që ndikon në zhvillimin
e mjedisit dhe në mirëqenien e shoqërisë, në qytetin e Tetovës, në katundet
përreth dhe gjithandej.
Karnavalet
Ilire këtë vit festojnë 17-vjetorin e organizimit të tyre, duke e bërë këtë
edicion edhe më të veçantë, pasi lidhet ngushtë me 17-vjetorin e Pavarësisë së
Republikës së Kosovës.
Ky
përvjetor i dyfishtë nuk është thjesht një rastësi, por një mesazh i fuqishëm i
qëndresës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
Karnavalet Ilire simbolizojnë lashtësinë dhe krenarinë tonë historike, ndërsa
17 Shkurti 2008 shënon një moment kyç në historinë moderne të shqiptarëve –
shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Kjo
lidhje shpirtërore mes festës së Karnavaleve Ilire dhe Ditës së Pavarësisë së
Kosovës është një dëshmi e gjallë se trashëgimia dhe shtetësia ecin krah për
krah, duke na kujtuar se rrënjët tona janë të thella dhe e ardhmja jonë është
plot me krenari dhe unitet!
Urime
DITËN E PAVARSISË SË KOSOVËS, për ju të pranishëm dhe të gjithë shqiptarëve
kudo qofshin!
Janë
17 vite shumë të suksesshme dhe 17 vite shumë të vështira.
Karnavalet
Ilire sot i mbushin 17 vjet jetë kulturore mjaftë të suksesshme, jo vetëm
brenda Maqedonisë Veriore; në Tetovë, Strugë më 14 mars 2016, Zhelinë,
Gurguricë, por edhe jashtë sajë: në Topçanell “Top Show Magazine” më 14 mars
2018 në Republikën e Shqipërisë, Në “EtnoFest” Kukaj-Prishtinë 04.09.2018, në
Agsburg të Gjermanisë më 05 korrik 2019, në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës
në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, 20 mars 2022, në Suharek më 18 qershor 2022
në Karnavalin Golden Eagle, në Republikën e Greqisë në Kryeqytetin e Athinës më
22 prill 2023, në Prizren në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe
sheshin Shadërvan më 27 shtator 2024.
Të
dashur të pranishëm, themi 17 vite shumë të vështira, sepse për fatin e keq
tonin, institucionet tona janë shumë duar shtrënguara, edhe kur na mbështesin,
mbështetja është shumë simbolike ose nuk na mbështesin fare. Manifestimet
kulturore të trashëgimisë nuk mund të mbijetojnë e as të zhvillohen pa
përkrahje financiare nga institucionet komunale dhe qeveritare.
Ju
të nderuar pjesëmarrës dhe ata që na ndjekin për mes rrjeteve sociale,
bashkërisht jeni zemra, gjaku dhe shpirti i jonë. Të duam traditat si ajrin, të
duam kulturën si ujin, ta duam gjuhën shqipe si dritën e syve, ta duam
shkollimin si dritën e diellit, ta duam kombin dhe flamurin si zemra gjakun!
Ju
faleminderit që më dëgjuat!
Momente
të këndshme ju dëshiroj!
Më 16 shkurt 2025