E enjte, 01.05.2025, 01:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Shekujt që ikën

E merkure, 05.03.2025, 07:52 PM


Gani S. Pllana

SHEKUJT QË IKËN

kalimthi

për shekujt, që ikën;

lexoj,

analizoj,

gjej dëshmi,

në Mesjetë,

në lashtësi e parahistori.

në çdo kontinent

ishin prezent arbënorët;

dijetarë,

luftëtarë,

poetë,

parlamentarë,

aktorë,

diplomatë,

mjekë,

inxhinierë,

konstruktorë...

tek ne

u bën shumë ndërrime;

ngritje,

zbritje,

etiketime,

maltretime,

spastrime.

shumë të ditur

mbtën jashtë atdheut,

të shpërndarë

nëpër kontinente;

atje vepruan,

shpesh u tjetërsuan;

veprat e tyre madhore,

mbetën trashëgimi.

POETËT KUJDESTAR

poetë e shkrimtarë

kemi plot, në vend e diasporë;

disa botuan shpesh vepra,

disa qëndrojnë në mendime,

nuk kanë mundësi të botojnë!

bëj një analizë:

njoh shumë poetë,

po të kishin financim

për botime,

do mbushnin raftet nëpër biblioteka,

në çdo qytet të vendit.

poetët qëndrojnë kujdestarë,

shkruajnë, shkruajnë ...

janë të matur,

nuk zhgënjehen,

presin ditë të mira.

shpesh takohen poetët;

kuvendojnë,

shpresat nuk i humbin;

disa kanë shkrime me laps,

disa me makinë,

e disa me kompjuterë.

poetët shfletojnë gazetat,

së pari konkurset letrare,

për ndonjë takim;

me shpresë

se ndonjëri në mes tyre;

do të marrë shpërblim.

SOT, O KURRË-DRITË E PËRGJEGJËSI

sot kemi përgjegjësi për çdo gjë:

për kulturë e art,

për krijimtari artistike,

për informim e siguri.

të ruhet cep më cep:

e jona Dardania.

të nderojmë të rënët për Atdhe:

të ruajmë vlerat historike,

me moral përparon ky vend.

Arbëri e lashtë

si kurrë më parë,

ty s’të kanë munguar kurrë

trima e dijetarë...

arsim, përgjegjësi:

edhe për një pikë ujë.

sot, o kurrë,

modele nga natyra.

arsim për rini,

me plotë identitete.

në kopshte e parafillore,

në shkolla të ulëta e të mesme;

rreze drite në universitete.

VËLLEZËRIT TANË NË DIASPORË

ikën pa dashje,

fundi i shekullit të kaluar

pati shumë ndryshime.

i larguan nga puna,

nga shkolla,

nga vendlindja.

morën rrugën

pa orientim,

le të del,

ku të del,

pëshpëritnin mes veti.

morën ca rraqe,

dikush edhe pak bukë e kripë;

ca tjerë

edhe dokumentet personale,

i kishin harruar!

u shpërndanë pa orientim,

disa në Evropë,

disa në Amerikë e Australi.

shumica janë moshuar,

u digjet zemra për atdhe;

fëmijët u janë rritur,

e disa kanë ndërruar jetë.

përsëritje e historisë;

shpërngulje,

shkapërderdhje,

tretje në dhe të huaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx