Kulturë
Albulena Pllana Breznica: Gjuha jonë
E merkure, 05.03.2025, 07:53 PM
Albulena Pllana Breznica
GJUHA
JONË
Gjuha
jonë e bukur
Gjuha
e Naimit,
Nuk
bën të lëndohet -
Zëri
i bilbilit.
Po
shohim e lexojmë
Që
nuk i vjen era shqip,
Përdorimin
e fjalëve të huaja -
Largoje
edhe ti, o nip.
Secili
duhet të ketë kujdes
E
të mos dalldiset me pahirë,
Se
kush e flet gjuhën pastër
Shpirtin
përherë e ka të dëlirë.
Respekt
për çdo gjuhë
Përherë
bashkëpunim,
Pastërtia
e gjuhës shqipe
Për
ne është detyrim.
Amanetin
e të parëve për gjuhën
S’duhet
lënë në harresë,
Për
pasurimin e kultivimin e saj
Përherë
duhet pasur kujdes.
Me
tridhjetë e gjashtë rreze
Në
vatrat tona shekullore -
Oh
sa gjuhë e bukur, e Tokës Arbërore.
MËSUESIT TANË
Mësuesit
tanë të dashur
Përherë
për lakmi,
Duke
edukuar gjenerata
Kaluan
shumë vështirësi.
Nuk
pyetën kurrë për paga
Krenar
ishin përherë,
Duke
udhëtuar shpesh në këmbë
Pa
bërë fare poterë.
Tani
ndërruan kohërat
Jemi
në Kosovë-plot shpresë,
Andaj
duhet pasur kujdes
Të
mos i lëmë në harresë.
Ata
janë modest
Nuk
kërkojnë lëmoshë fare,
Mësojnë
vogëlushët pa përtesë
Në
dorë me abetare.
Borxhin
do ua kthejmë
Me
respkt e punë,
Andaj
të rinj të dashur
Sa
më pakëz gjumë.
Puna
e organizuar në grupe
Me
mësuesin në ballë,
Na
ndihmon të gjithëve
Nga
varfëria për të dalë.
PROFESORI I GJUHËS
SHQIPE
(Xhemal
Pllana)
Të
parët, të ndjekur nga Toplica
Nga
ai vend autokton stërgjyshor,
Në
dimër të njëmijë e tetëqind e ’78-tës
Lanë
tokë e shtëpi, ikën nëpër dëborë.
Nëpër
orteqe mbeten shumë foshnje
Pleq
e gra u vranë dhe u masakruan,
U
vendosën muhaxhirë në vise të Kosovës
Ku
gjetën bukë-sofrën e shtruar.
Shumëkush
ruajti emrin e vendlindjes
Prej
nga u ndoqën nëpër errësirë,
Ishin
të pashëm e dijetarë
Kuvendarë
e mjeshtër të mirë.
Nderin,
punën, në shpirt e kishin
Morën
ca toka të liga me qera,
Hoqen
therra, kulluan moçale
Të
gjithë në punë, burra e gra.
Me
vendasit krijuan miqësi
Në
punë e dasmë të ngazëllyer,
Kurrë
se harruan Toplicën e dashur
Vatrat
ku u lindën, për t’u kthyer.
Ndërruan
kohrat për të keq
Kosova
nënë u nda në dysh,
Shkaktar
armiku i Karpateve
Atje
nuk u kthye, më, asnjë gjysh!
Nën
jastëk mbanin tapitë e tokava
Të
trishtuar në amshim shkonin,
Nga
mallëngjimi për ato troje
Para
vdekjes, këngës ia thonin.
Nga
trungu pllana lindën shumë dijetarë
Profesor
Xhemali mendjehollë,
Mori
mësimet e gjimnazit në qytetin buzë Ibrit
Studimet
i përfundoi me sukses shembullor.
U
kthye prej studimeve si rrufe
I
etshëm për të përhapur dituri,
Pa
zgjedhur fshat as qytet
Ditari
në dorë, për te ishte krenari.
Nuk
mungoi në punë fare
As
në kohë shiu e shtrëngate,
S’qante
kokën për lavdata
As
për kurrfarë dekorate!
S’kishte
frikë nga pushteti
S’bënte
dallime për fise e gjini,
Për
sjellje e punë të palodhshme
Shumëkush
profesorit, ia kishte lakmi.
Për
cilësi shquhej përherë
Nga
Ministria i bënin vizitë,
Admirohej
nga të gjithë kolegët
Nxënësit
e thirrnin, Çajupi i dytë.
Arsimoi
shumë gjenarata
Ata
që deshtën nderë e dituri,
Janë
krenar që pedagog e patën
I
edukoi për pavarësi.
Sot
profesorit tonë të dashur-Xhemalit
Fytyra
i buzëqesh akoma si hënë,
I
pathyeshëm, me laps e penë
E
mbrojti përherë-Kosovën nënë.