E merkure, 30.04.2025, 02:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Kongresi i Manastirit

E premte, 07.03.2025, 07:52 PM


Gani S. Pllana

KONGRESI I MANASTIRIT

delegatë të ardhur

nga e gjithë shqiptaria,

kryetar komisioni

at Gjergj Fishta i madh.

erdhën të bashkuar si vëllezër,

shumë dijetarë;

nga Trojt Etnike,

me një qëllim të madh kombëtar:

vendosën njëzëri,

shkronjat latine të përdoren

për tërë shqiptarinë.

një Alfabet i njësuar

u vendos në Manastir;

nëntori i 1908-tës

vuri themelet e alfabetit kombëtar.

shtypshkronja, për libra shqip,

rilindësit punuan me nxitim;

botuan abetare e libra leximi,

shtypja e librave dhe gazetave

ishte mrekulli e asaj kohe.

kapedan Melani, në shi e borë,

mbante librat në gji;

i shpërndante fshat më fshat,

ditë e natë,

krahgjërë e sy shqiponjë;

me tarçuk në shpinë,

me revole në brez,

e pushkë në krah!

NORMALJA E ELBASANIT

ata pak mësues

nuk u dorëzuan kurrë,

shpërndanë dituri;

në kohë vere e shtrëngate,

në qytete e fshatra,

entuziastë e pa pritesë.

ideali i tyre ishte;

hapja shkollave shqipe,

në qytete e fshatra,

të mësohet shkrim-lexim.

shkolla shqipe doli fitimtare,

me pak dhoma e mësues,

për dituri në mësonjëtore,

në gjuhën shqipe.

brez pas brezi,

nga veriu e deri në jug,

plot të rinj u arsimuan-atdhedashës.

URIMET NGA PROFESORËT

shpesh herë mendoja

të shkruaj në këtë kohë,

më beso oj mike;

vendosa të hedh në letër,

idetë e ruajtura me vite.

u befasuan të dashurit

me shkrimet, për të mirë;

lajmi u përhap me shpejtësi,

vargjet magjepsën rininë,

profesor Qerimi

më uroi nga shpirti i dëlirë.

mosha as profesioni

nuk lozin rol për poezi e roman,

shkroi profesor Gecaj,

nga kryeqyteti madhështor;

urime nga të gjitha anët,

zemra m’u bë mal,

tani kam shumë përgjegjësi!

edhe profesor Rexhepi,

që na mësoi cicërimet e para

në bankat shkollore,

më takoi në bibliotekë;

u shtanga nga emocionet,

“shumë urime nxënësi im”

me nxitim bëra hapa

si të isha atlet;

mendja më fluturoi,

në ditët shkollore-të rinisë...

profesor Genti na edukoi,

shkruanim vjersha në atë kohë;

eh çdo gjë censurohej,

nëse shkruhej edhe për lulet;

të paudhët na përgjonin

kërkonin përgjegjësi

e profesor Genti na thoshte:

”e po, ku jemi”-ej!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx