E merkure, 30.04.2025, 02:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Albulena Pllana Breznica: Trashëgimia nga gjyshi im

E diele, 09.03.2025, 07:50 PM


Albulena Pllana Breznica

TRASHËGIMIA NGA GJYSHI IM

Trashëgim nga gjyshi im

Kam dhjetëra kaseta e disqe,

Me këngë popullore dhe kreshnike

Për Kosovën Ilire heroike.

I dëgjoj me kujdes

Me prindër i komentoj,

Për këtë thesar të rrallë

Gjyshin e falënderoj.

Nga këto këngë të bukura

Të kënduara kaherë,

Mësoj shumë gjëra të çmueshme

Fluturoj si dallëndyshja në pranverë.

Këngët nga malësorët

Të kënduara me çifteli,

Edhe këngët popullore

Më mbjellin në zemër dashuri.

Nga trevat e tërë shqiptarisë,

Nga Kosova, Mali i Zi e Presheva,

Si dhe nga bukuroshe të Maqedonisë.

Madje nga malësia e Kukësit,

Korça, Shkodra e Tropoja,

Këngë nga jugu i Shqipërisë

Edhe nga Çamëria.

Këngë të përcjella

Me kavall e fyell,

Melodi e lezetshme

Për zogjtë në pyll.

Zëri i klarinetit e daulles

Për dasmorë dhe valle,

Të përcjellura me gajde

Trashëgimi e kësaj ane.

Lahuta mbi të gjitha

Thekshëm zërin lëshon,

Autoktoninë e të parëve tanë

Përherë e dëshmon.

Lahuta jonë e lashtë

I ruajtur nga malësorët,

Është përdorë me respekt

Përherë nga dasmorët.

Këtë thesar e ruaj tani

Me mjaft xhelozi,

Mund ta dhuroj ndonjëherë

Për ndonjë muze të ri.

MËSIMET NGA GJYSHI IM

Nga gjyshi mësova shumë

Për zakonet tona dhe për histori,

Për luftërat e përhershme

Për të shtrenjtën liri.

Mësova për alfabetin tonë

Për abetaren e parë,

Për trysnitë e shumta

Nga armiku barbar.

Kush lexonte libra në atë kohë

Ishte i përcjellur përherë,

Likuidohej nga dora tradhtare

Shtëpia i hudhej në erë!

Abetaret silleshin me karvane nga Shqipëria

Ruheshin thellë në malësi,

Shpërndaheshin fshehurazi nëpër shtëpia

Për të zënë pakëz dituri.

Mësimi mbahej nën llamba vajguri

Shpesh në dysh ndahej një laps,

Dërrasa ishte ulëse për mësuesin

Një fletore ndahej, për një klasë!

Alfabeti kur përfundonte

Këndohej në kor Hymni kombëtar

Porosia e dytë-atdhedashuria

Vendit i duhen dijetarë.

MIKPRITJA E POPULLIT TIM

Mikpritja është virtyt

Populli im e ka në gjak,

Për udhëtarin e mikun

Përherë bën konak.

Në vatrat e të parëve

Çdo shtëpi kishte një odë,

Ishte vend i burrave të tubuar

Shpesh bujtinë për udhëtarin e vonë.

Mikpritja u bëhej udhëtarëve

Secilit që mbetej në rrugë vonë,

Shumë gjëra nuk shkruhen sot në libra

Për mikun therrej dashi me kumbonë.

Posa miku hynte në odë

Zemra hapej me nxitim,

Shtrojë, mbulojë e respekt

Pleq e të rinj ndienin gëzim.

Kush gëzimin në dysh e ndante

Përherë mbetej i nderuar,

Ballëhapur e krenar ishte kryeplaku

Kur në odë kishte miq të ftuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx