E premte, 21.03.2025, 05:35 PM (GMT)

Kulturë

JustFiction Edition në Moldavi botoi librin “I shtrenjtë çmimi për jetën”

E marte, 11.03.2025, 06:55 PM


(JustFiction Edition- Moldavi është Filial i Shtëpisë Botuese “Globe Edit” në Gjermani.)

Vilhelme Vrana Haxhiraj është shkrimtare e mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo lindi në Kaninë, Vlorë, më, 08.12.1944, pinjolle e familjes së princ Gjergj Arianitit. Nga 1967-90, punoi punëtore si e përndjekur nga Lufta e Klasave. Më vonë rinisi punë si mësuese, pasi i kishte kryer studimet në Universitetin e Tiranës, katedra (Histori-gjeografi), por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Pas botimit të Sh.B.Europrint, librin “I shtrejtë çmimi për jetën ”, pas pak muajshe botoi JustFiction Edition në Moldavi,(Shtëpia Botuese në Moldavi.

Kjo vepër përmban 32 tregime dhe novela, me ngjarje të jetuara dhe të dhimbshme që kanë ngjashmëri me qindra e mijëra jetë të të tjerëve. Nëpër rreshtat e librit “I shtrenjtë çmimi për jetën” secili prej nesh mund të gjejë një copëz nga jeta e vet dhe realiteti që jetojmë.

Fjala artistike e autores lë mbresa të thella ashtu sikurse edhe në veprat e tjera të mëparshme të saj. Është një nga ato vepra që po ta lexonit, nuk do ta lëshonit nga dora.

P.S.: Shtëpia Botuse e reklamon librin “I shtrenjtë çmimi për jetën

Shitet:

1-në Amazon me çmimin, 49. 40-

2-Orell Füssli , me çmimin 49.90

Kontakt për telefon. (0,08 min.); 41 848 849 848, - nga ora 08-18;

Kontakt për E-Mail: kundenservice@orellfuessli.ch- nga ora 09-16;

Shtëpia Botuese JustFiction-Moldav

Dërgoi në media: Vilhelme Vrana Haxhiraj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx