Kulturë
Viron Kona: Hajdutëve ordinerë u kanë dalë konkurrentë
E merkure, 12.03.2025, 06:52 PM
“Buqetë” me epigrame nga Viron KONA
Hajdutëve ordinerë u kanë dalë konkurrentë
Hajdutëve duart s`u rrinë rehat,
nëpër xhepa njerëzish rrëmojnë,
herë kartëmonedha me vlerë,
herë monedha që tingëllojnë.
Sot hajdutët ndihen të revoltuar,
u kanë dalë konkurrentë të tjerë,
ja, ca zyrtarë vetëm me tenderë,
fare lehtë bëhen milionerë!
Tradhtia
Tradhtia ndaj
atdheut
kurrë nuk harrohet,
shpejt apo vonë,
një ditë ajo
ndëshkohet.
Vazhdojmë me çështjen “burg”
Vende pune s`kemi,
po i numërojmë me gishta,
kalojmë në çështjen “burg”,
ku mund të futen me mijëra...
Më mirë mos prano!
Pranove një dhuratë,
s’bëre ndonjë krim,
shumëfish do ta kthesh,
mos harro, o miku im!
Kjo mushkonja
“Asgjë e gjallë s’duhet
vrarë , as insekti apo kafsha më e vogël , sepse çdo jetë është e shenjtë”. (Buda)
Kjo mushkonja bën
zë zë-zë,
s` më lë të qetë, gjumin ma prish,
herë këtu dhe herë
atje,
do ta vras, po më
bezdis!
Qetësohem mendjen
ndryshoj,
eh, - them, - pse
ta vras,
më mirë ndryshe po
veproj,
nga dritarja ta
nxjerr jashtë..!
Fëmijët
Fëmijët janë si zogjtë e pranverës,
tek ata gjithçka është e bukur,
edhe kur s`merret vesh se ç ‘thonë,
edhe kur bisedojnë me një kukull.