Kulturë
Gani Pllana: Për një pikë ujë
E diele, 16.03.2025, 12:00 PM
Gani S. Pllana
PËR NJË PIKË UJË
mendohen,
shtiren,
ngacmohen,
luftohet-
mendja,
te uji!
uji për
ne,
uji për
ata;
me ujë
shuhet
etja,
krijohet
pastërti;
uji mbi
të gjitha,
uji për
të gjithë,
për
njerëzinë,
për
lule,
për
fusha e male;
vetëm
për ujë,
për
asgjë tjetër.
shtyhen,
intervenojnë:
për një
pikë ujë.
ujë nën
tokë,
ujë mbi
tokë.
shtyhen,
me shkrime në gazeta;
shtyhen në korridor,
shtyhen në takim.
djersë:
mbi kokë,
në trup,
skuqje,
trembje,
dremitje,
për një pikë ujë.
uji
rrjedh,
krijohen
mrekulli:
kanale,
lumenj,
liqene...
dritë
nga uji,
dete,
oqeane.
lutje,
dridhje,
ofshamë,
vendime
të vështira,
për një
pikë ujë..
KRAPI I MOÇËM
shtrydhje,
ndrydhje,
shkatërrime,
përplasje,
vrasje,
internime,
copëtime,
u
shkatërrua
Iliria!
menduan
të ligët:
e ndamë,
e izoluam,
nuk do
të ngrihet më...
u
mashtruan keq të paudhët:
rrethimi
me gjemba,
nuk e
trandi
copëtimi:
në pesë
pjesë,
nuk e
shterri,
kroin e
vjetër.
lulet
ruajtën
farën:
kokrrat
u
shpërndanë,
krijuan
fryte të reja,
plotë
shëndet.
ballëhapur,
dolën në
dritë bukuritë përrallore.
hej,
ne jemi
këtu:
që nga
lashtësia.
përsëri,
në
milenium e tretë;
nuk u
ftuan
filizat
e ri,
në
takime,
në
sofrën e re!
peshkaqenët
e Ilirisë,
nuk
kishin ndërruar jetë:
njëri
nga maja,
tjetri
nga fundi i Adriatikut,
i treti
nga Deti i Zi,
lëshuan
kushtrimin,
ne jemi
gjallë...
krapi i
moçëm
lëshoi
mustaqet,
doli në
rërë
mbeti
duke u përpëlitur.
DIKUR VJEN FUNDI
koha ikën,
mbeten vrragë të thella:
natyra regjistron,
njeriu shpesh harron!
përsëri
kthim prapa,
disa befasohen
kacafytje për asgjë!
dielli
përsëri rrezaton:
lindjet shtohen,
dhembjet ndalen;
zemrat qetësohen,
dikur vjen fundi.