E merkure, 30.04.2025, 09:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Pa hijen e hënës

E enjte, 13.03.2025, 08:48 PM


Gani S. Pllana

DY KOKA

të çmova, mik,

të bëra zë për çdo gjë;

të mora me vete,

thashë jemi dy.

dy koka, dy mendje,

isha me ty përherë krenar.

shpesh të telefonoj,

ti po rri në heshtje:

ua, ku më ike?

pse nuk më bashkohesh?

çfarë befasie,

po më le edhe fajtor!

ngadalë, or miku im,

kujdes e mos nxito;

mos ik nga shoqëria e familja,

lëri ato rrugë të pa shkelura...

nuk mund të bëhesh i ri,

leshrat të janë zbardhur,

fëmijët të janë rritur,

ti ende me avazin e vjetër!

PAMJE DJALLI

e sollën, në atë kohë,

nga ai vend,

që njihej për të keq;

kishte pamje djalli

e shtirej i ndershëm;

disi u ngjit majave të kalasë,

veproi e u soll si sulltan...

kishte detyrë

të edukojë gjenerata,

shtihej i ditur,

nuk ishte ai që duhet të ishte,

merrej me veprimtari të tjera

e ne i besonim,

se punonte për të mirë!

i vidhte me sy të vyeshmit,

krijonte huti përherë

e i ndalte pa nevojë!

sillej i moderuar,

dilte sharlatan,

kërkonte njerëz si veten.

krijoi një rreth të ndytë,

disa i mori në qafë.

por i erdhi fundi,

pleqëria nuk e pyeti,

djersët i mbuluan ballin,

iku në heshtje,

në humnerë, në theqafje!

lajmi mori dhenë

edhe retë u ngrysën;

një rrebesh shiu

pluhurin e shndërroi në baltë.

kësaj radhe edhe ylberi

doli me ngjyra të forta.

një dallëndyshe

solli lajmin e pranverës,

disa u shtangën,

një zë doli nga errësira,

në këtë kohë;

i gjori me pamje djalli.

PA HIJEN E HËNËS

të përgatitur me kohë,

të dresuar si luaj,

vjedhurazi në natën pa hënë

u futën në kala;

filluan projektet e dështuara,

disa nuk e besuan...

nuk bënë asnjë të mirë

për breza,

rrëmbyen çfarë gjetën,

i lyen muret e kalasë

me bojë qielli;

shkatërruan themelet e vëna

në ato kohë të vështira.

plasaritjet filluan përnjëherë,

u bënë shumë dëmtime;

krijuan përçarje,

çdo gjë të mirë,

e shkretuan!

duhet kohë e gjatë

për rimëkëmbjen e kalasë,

për themele të reja.

pa hijen e hënës,

në heshtje,

kalaja mbeti me dyer të thyera;

vërehen gjurmët e dëmtimit,

që lanë dorëzinjtë,

zunë pozita të reja!

vazhdojnë me avazin e vjetër,

krijojnë ende rrethe,

shikohen me neveri,

deri kur t’u vijë fundi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx