| E enjte, 13.03.2025, 08:48 PM |
Gani S.
Pllana
DY KOKA
të
çmova, mik,
të bëra
zë për çdo gjë;
të mora
me vete,
thashë
jemi dy.
dy koka,
dy mendje,
isha me
ty përherë krenar.
shpesh
të telefonoj,
ti po
rri në heshtje:
ua, ku
më ike?
pse nuk
më bashkohesh?
çfarë
befasie,
po më le
edhe fajtor!
ngadalë,
or miku im,
kujdes e
mos nxito;
mos ik
nga shoqëria e familja,
lëri ato
rrugë të pa shkelura...
nuk mund
të bëhesh i ri,
leshrat
të janë zbardhur,
fëmijët
të janë rritur,
ti ende
me avazin e vjetër!
PAMJE DJALLI
e
sollën, në atë kohë,
nga ai
vend,
që
njihej për të keq;
kishte
pamje djalli
e
shtirej i ndershëm;
disi u
ngjit majave të kalasë,
veproi e
u soll si sulltan...
kishte
detyrë
të
edukojë gjenerata,
shtihej
i ditur,
nuk
ishte ai që duhet të ishte,
merrej
me veprimtari të tjera
e ne i
besonim,
se
punonte për të mirë!
i vidhte
me sy të vyeshmit,
krijonte
huti përherë
e i
ndalte pa nevojë!
sillej i
moderuar,
dilte
sharlatan,
kërkonte
njerëz si veten.
krijoi
një rreth të ndytë,
disa i
mori në qafë.
por i
erdhi fundi,
pleqëria
nuk e pyeti,
djersët
i mbuluan ballin,
iku në
heshtje,
në
humnerë, në theqafje!
lajmi
mori dhenë
edhe
retë u ngrysën;
një
rrebesh shiu
pluhurin
e shndërroi në baltë.
kësaj
radhe edhe ylberi
doli me
ngjyra të forta.
një
dallëndyshe
solli
lajmin e pranverës,
disa u
shtangën,
një zë
doli nga errësira,
në këtë
kohë;
i gjori
me pamje djalli.
të
përgatitur me kohë,
të
dresuar si luaj,
vjedhurazi
në natën pa hënë
u futën
në kala;
filluan
projektet e dështuara,
disa nuk
e besuan...
nuk bënë
asnjë të mirë
për
breza,
rrëmbyen
çfarë gjetën,
i lyen
muret e kalasë
me bojë
qielli;
shkatërruan
themelet e vëna
në ato
kohë të vështira.
plasaritjet
filluan përnjëherë,
u bënë
shumë dëmtime;
krijuan
përçarje,
çdo gjë të
mirë,
e
shkretuan!
duhet
kohë e gjatë
për
rimëkëmbjen e kalasë,
për
themele të reja.
pa hijen
e hënës,
në
heshtje,
kalaja
mbeti me dyer të thyera;
vërehen
gjurmët e dëmtimit,
që lanë
dorëzinjtë,
zunë
pozita të reja!
vazhdojnë
me avazin e vjetër,
krijojnë
ende rrethe,
shikohen
me neveri,
deri kur
t’u vijë fundi!