Kulturë
Albert Zholi: 14 Marsi, dita e këngës, e luleve, veroreve, e tokës, e ballakumeve
E premte, 14.03.2025, 07:55 PM
Flasin, Prof. Rexhep Uka, Dr. Vladimir Mici, Kastriot Tusha "Mjeshtër i Madh" dhe aktivistja Vitore Leka
14
Marsi, dita e këngës, e luleve, veroreve, e tokës, e ballakumeve
-
Një ditë ku marrin frymë hyjnore kënga, lulet, gjellët e shijshme dhe harmonia
mes njerëzve.
-Në
Shqipëri Dita e Verës ka më emocion, më gëzim,
më lidhje shpirtërore, më solidaritet
Nga
Albert Z. ZHOLI
Festa pagane ka ritualin e saj. Kur zbardh 14 Marsi, të gjithë
zgjohen me të njëjtën lutje: Urojmë të jetë kohë e mirë! Rituali vijonte me
përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave "për të
bërë kamë" (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel,
ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë fiku dhe 2-3 bisqe me lule,
zakonisht lule Misiri, që në Elbasan çelin herët. Kulti i kësaj dite të shenjtë
"tempullin" e vet e ka pasur në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë
ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e
lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë
natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet
mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e
Afrikës Veriore e në Azi të Vogël. Fakti që një festë mistike e natyrës, u
ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll "e pastër" deri më sot,
pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe
pasuri gjithkombëtare. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i
ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t'i
dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e
kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Më 13 mars njerëzit marrin një
tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në
mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo
vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Historia e Ditës së Verës, festës më tradicionale në Shqipëri
dhe kryesisht në qytetin e Elbasanit, lidhet me kalendarin Julian, që zbatohej
në kohën e lashtë në të gjithë Europën Perëndimore. Sipas kalendarit marsi
ishte muaji i parë i vitit, i cili fillonte i gëzuar dhe i begatë. Por, sipas
kalendarit Gregorian që përdorim edhe në ditët e sotme, 14 Marsi përcaktonte
ditën e fillimit të stinës së pranverës, ku njerëzit mezi prisnin të dilnin nga
dimri i gjatë dhe të shikonin natyrën tek gjelbëronte. Kjo festë pagane ka
ritualin e saj , të cilët shqiptarët, por jo vetëm, e kanë trashëguar brez pas
brezi. Në antikitet festa i dedikohej perëndisë Dianë, ndërsa sot praktikohet
për një verë të mbarë. Sipas studiuesve dita e verës është e ndarë në katër
faza: Faza e parë është përgatitore, ku të gjithë njerëzit përgatisin të gjitha
ushqimet dhe zbukurimet për shtëpinë e tyre dhe për të pritur vizitorët. Faza e
dytë është nata e Verës, ku tradita thotë se nëpër shtëpi ose komunitete të
vogla duhet të ndizet një zjarr i madh, e më pas konsumohet darka me ushqimet e
rezervuara nga dimri, si zahire të ndryshme ose mishi i thatë. Ndërsa faza e
tretë është zgjimi në orët e para të mëngjesit, për të larë sytë me ujin e
vezëve të ziera një ditë më parë, ndërsa pritja e njerëzve tregon bujari në
këtë ditë. Faza e katërt është përgatitja për piknikun e gjatë së bashku me
familjarët. Edhe, pse nëse në vende të tjera të rajonit nuk festohet aq shumë,
në vendin tonë është aq tradicionale sa festat fetare. Që prej lashtësisë kjo
festë është cilësuar si harmonia e të gjithë shqiptarëve, sepse bashkohen për
të festuat të gjithë, pa dallim krahine, feje dhe bindje politike.
Ballakumja
e rrallë
Ballakumja është një nga
ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i
Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me
rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë.
Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe
deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes. Receta
autentike e përgatitjes së ballakumes, të cilën AgroËeb.org e sjell më poshtë,
ka disa elementë specifikë, të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të
saj. Një nga përbërësit unik të ballakumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri
i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi
nga zjarri me dru ahu. Finja i jep ballakumes shkriftësinë tipike.
Ndezja e
zjarrit
Ndërsa në disa zona të
Shqipërisë ndizen edhe zjarre në natyrë. këto zjarre më pas kapërcehen me idenë
e çlirimit nga meraket dhe trishtimi i dimrit.
Degët e
pemëve
Në disa krahina, fëmijët e
vegjël mbledhin degë pemësh, kryesisht dafinash, dhe shkojnë derë më derë duke
bërë "ciu, ciu" për t'i uruar fqinjët apo të afërmit një stinë të
mbarë. Ata gostiten me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla. Familjet i kushtojnë
rëndësi personit të parë që hyn në shtëpi dhe nëse është një djalë i ri, thonë
se sjell mbarësi.
Kulaçi me
lek
Gjatë drekës së 14 Marsit,
ndahet edhe kulaçi mes pjestarëve të familjes për të parë se kujt do t'i
qëllojë leku që është vendosur brenda tij. Leku simbolizon mirëqenie dhe
mbarësi.
Dita e
Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët.
Prej kohësh elbasanaset
njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare të shpirtit. Lulet më karakteristike
në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj.
Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.
Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te
ardhur nga disa vende të botës, nga Egjipti deri në Holandë. Gjatë natës dhe
Ditën e Verës këndohen me pasion të veçantë këngët e mjeshtrit të muzikës
popullore qytetare, Isuf Myzyrit. Këngë të tilla si; "Një lulishte me
trëndafila", "Ç'u dëshruesh me të pa", "Ma mirë n'pyll se sa
n'qytet, "Si bilbili në pranverë" etj, këndohen jo vetëm nga
elbasanasit, por në mbarë trojet shqiptare.
Tre nga
simbolet më kryesore të kësaj dite janë:
Ballakumet
Kjo ëmbëlsirë është një
tjetër mjet identifikues për qytetin e Elbasanit. Nëse shkon në këtë qytet, për
festën e Ditës së Verës apo jo nuk mund të kalosh pa marrë një ballakume
Elbasani. Në të gjithë Shqipërinë bëhet kjo ëmbëlsirë, por receta e saktë
qëndron vetëm në këtë qytet.
Verorja
Ky simbol i ditës së Verës
prej lashtësisë është byzylyk i përgatitur nga fije peri të kuqe dhe të bardhë,
i cili vendoset në dorë ose në portat e shtëpisë, në mënyrë që dallëndyshet t'i
marrin dhe njerëzit e shtëpisë të kenë fat.
Lulet e
ndryshme që përcaktojnë ardhjen e verës.
Elbasanasit dhe shqiptarët,
gjatë ditës së verës respektojnë natyrën dhe luten për një verë të shëndetshme
dhe të mbarë. Lulet më karakteristike të qytetit të Elbasanit, por dhe një
tjetër simbol i festës janë lulja e jaseminit, karafilit, trëndafilit,
zymbylit, karakaftet etj. Të gjitha shtëpitë duhet të kenë mbjellë një nga këto
lule për t'i dhuruar gjatë ditës së verës të afërmve.
Arbëreshët:
Edhe një vit tjetër larg atdheut
Duke qënë një festë pagane,
Dita e Verës, sipas studiuesve, i gjen gjurmët e para tek arbëreshët e Italisë.
Në 14 Mars, bimësia zgjohet nga gjumi dimëror dhe nis të thithë nga toka
lëngjet që i nevojiten për t'u rritur. Në këtë ditë, arbëreshët përtej detit
shkulnin një tufë bari, së bashku me rrënjën, për të kujtuar vendlindjen. Ky
akt simbolizonte "edhe një vit tjetër larg atdheut". Kjo ditë është
kthyer në traditë të festuari në qytetin e Elbasanit, ku festa ka vite që ka
marrë përmasa masive. Por, nga ky festim nuk përjashtohen edhe zonat përreth,
të cilat ndonëse pa shumë bujë, gjithsesi festojnë. Të parët tregojnë se një
natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpesh në shtëpitë e tyre,
për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste.
Ja si
shprehet Faik Konica për ditën e verës
"Miqve, shokëve të
Lidhjes Shqipëtare "Verore", u dërgoj kujtime miqësie, urime të
zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S'e festuam dot sivjet këtë ditë të
bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër. Ç'është Dita e Verës?
Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s'kish lindur edhe krishtërimi,
kremtonin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit' e luleve, të
shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe
e gjatë si në piktyrë të Botticellit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë,
shijon një qetësi, një lumtësi t'ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë
ndiejnë një detyrë t'u falen perëndive, që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu
festa hiroshe që quajmë Dit' e Verës."
Prof.
Rexhep Uka
"Festa pagane ka
ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me
radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një
jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Dita e Verës është quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit
apo dita e luleve. Është dita e begatisë së tokës. Toka duket më e bukur se
kurrë këtë ditë, më pjellore, më e gegatë. Shijoni qiellin e kaltër, Një ditë e
verës të mbushur me qetësi dhe relaksim, për të kthyer energjinë dhe dashurinë
për jetën. Le të shijojmë sezonin e verës së bukur, me miqtë dhe të dashurit
tuaj. Kjo ditë është një mundësi e shkëlqyeshme për të ndjekur ëndrrat dhe për
të arritur qëllimet tona. Një ditë e verës duhet mbajtur mend përgjithmonë.
Shijoni çdo gjë që verës i vjen natyrshëm. Verës i bëhet mirë në krah të miqve
dhe të dashurve. Një sezon për të bërë kujtime që do të zgjasin gjatë gjithë
jetës. Kjo ditë është si një këngë e bukur."
Dr.
Vladimir Mici
Një ditë specifike. Një
ditë që të mbush shpirtin. Një ditë që na largon stresin dhe na bashkon me të
afërmit. Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet, por dhe pa këngët. Prej kohësh
elbasanasit njihen si kopshtarë me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më
karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli,
karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë
Ditën e Verës. Dita e verës është një kohë për të krijuar kujtime të reja dhe
për të përjetuar momente të veçanta me ata që i keni në jetën tuaj. Shijoni
ditët e verës me gjithçka që ato kanë për t'u ofruar dhe mos harroni të bëni
kujtime të paharrueshme."
Kastriot
Tusha "Mjeshtër i Madh"
Lulet e Ditës së Verës janë
zgjimi i këngëve të reja
Një ditë ku përmblidhen
kënga, lulet, gjellët e shijshme dhe harmonia mes njerëzve. Gëzoni çdo ditë të
verës me një buzëqeshje dhe një shpirt të hapur. Në këtë kohë të vitit, natyra
jep një pamje të mrekullueshme dhe frymëzuese, duke na dhënë shumë arsye për të
qenë të lumtur dhe për të ndarë këtë lumturi me të tjerët. Urimet për ditën e
verës janë mënyra perfekte për të shprehur këtë ndjenjë të gëzimit dhe
kënaqësisë së momentit, dhe për të kujtuar njerëzit se sa e rëndësishme është
të shijosh momentet e bukura të jetës. Të keni një sezon të mbushur me ditë të
bukura dhe kujtime të mrekullueshme."
Vitore
Stefa. Leka (aktiviste)
- Në Shqipëri Dita e Verës ka më emocion, më gëzim, më
lidhje shpirtërore, më solidaritet
"Vitet ikin shpejt. Ja
erdha sërish në Shqipëri nga Italia për 3 arsye. Së
pari se më mori malli. Së dyti mora
pjesë tek "Miss Mama-3" në Elbasan. Dhe së treti për të festuar Ditën
e Verës në Elbasan. "Miss Mama 2025" është kompeticioni, i cili
filloi për herë të parë më 8 mars 2023, në Elbasan dhe do të vazhdojë për
çdo vit. Këtë vit, 2025, ishte viti i dytë i organizimit. Xhilda Toska, është
organizatore e eventit e cila mori një nismë me shumë përgjegjësi. Nisma e
këtij projekti ishte një mision për t'i dhënë gruas shqiptare vëmendje. Në këtë
event marrin pjesë gra shqiptare që janë kudo në botë mbi 45-vjeç dhe pa
kufizim më lart."Miss Mama" sigurisht ka kriteret e saj. Së pari
duhet të jesh nënë, të kesh bukuri fizike dhe shpirtërore, të jesh një grua me
integritet dhe e formuar. Ky tashmë është një event prestigjioz që organizohet
ditën e Festës së Gruas. Në kompeticionin e parë fituese e "Miss
Mama" ishte Mardena Xhahaj nga Elbasani, e cila jeton në Itali. Kurorën e
fitores ja vendosa unë. Ishte një ditë e veçantë. Mama Mardena Xhahajiss.
Eventi i parë kishte shumë paragjykime, i dyti dhe i treti ka qenë më i lehtë.
Ndërkohë, fituesja e këtij eventi të dytë, ishte Arsa Sopi, 60 vjeçe. Ajo ka
treguar se ka pasur shumë paragjykime për pjesëmarrjen e saj, por siç shtoi
ajo, fëmijët e saj e kanë përkrahur. Kjo nismë tashmë ka marrë rrugë dhe do të
vazhdojë. Nesër do jem sërish në Elbasan për të festuar Ditën e Verës. Ditën më
të bukur të vitit. Ditën që sjell bukuri shpirtërore. Uroj që moti të na kënaqë
dhe të sjellë shumë ditë të ndritshme, të ngrohta, me diell. Kështu që ajo
butësi dhe humor i shkëlqyer shërbejnë si një rast për shumë ngjarje dhe gëzime
interesante. Shijoni ngrohtësinë, thithni energjinë diellore dhe rrezatoni
pozitive!