Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albulena Pllana Breznica: Kullat kosovare

| E hene, 17.03.2025, 07:52 PM |


ALBULENA PLLANA BREZNICA

KULLAT KOSOVARE

Të ngritura nga burrat trima

Të punuara me gurë e rrasa,

Çerçivetë e dritaret harkore

Në mes kateve

Ca dërrasa.

Nga jashtë duken si kala

Të vendosura në bregore,

Vendqëndresë për burra trima

Ku lidhej besa

Dorë për dore.

Në memorie kujtojhen

Armët e lashta për gra e burra,

Për luftëra çlirimtare

Të ruajtura nga djem të rinj

Me kujdes në strehimore

Shumë trima e kalorës kohe

Në kohë lufte e shtrëngatë,

Bënë strehim në kullat tona

Për të kaluar

Ndonjë natë.

Nënloket, gratë dhe vashat

Kur trimat bënin gjumë

Fshinin pushkët e luftëtarëve

Djersët në ball e trup

U rridhnin si lum.

Si mburojë porta e lartë

Çdo herë kulla ishte e heshtur,

Përnjëherë po qe nevoja

Hapej shpejt

Porta e hekurtë.

Porta hapej me kujdes

Kur kalonte pranë saj miku,

Mbyllej shpejt, si ngryset qielli

Kur në të donte

Të hyjë armiku.

Sot kullat e rrënuara rënd

Nga armiku serb barbar,

Renovohen nga arkitektët e rinj

Punojnë pa përtesë

Mjeshtrit tanë kosovarë.

Shumë prej kullave janë bërë muze

Ruajnë armët nga shumë gjenerata,

Në oborr brenda rrethojës

Topa të vjetër, tankse të kohërave

Veshje trupi e shumë granata.

Gjatë vizitave në këto kulla

Shumëçka ruhet që nga koha e hekurt,

Për të kaluarën e begatshme

Të popullit tonë

Nëpër shekuj.

ODA NË FSHATIN E BABAIT TIM

Me babain e nënën

Bëj vizita në fshat,

Për të takuar të afërmit

Atje bëj konak.

Çmallem shumë

Me të afërmit e mi,

Duke kuvenduar për zakone

Me vullnet e dashuri.

Në ball të odës

I qëndisur është muri,

Në mesin e shumë stolive

Dallohen flamuri.

Shqiponja dykrenare

E vizatuar kaherë,

Bujaria e kësaj ane

Është çmuar çdoherë.

Këtu janë takuar përherë

Krerët e kohës me gëzim,

Të gjithë flasin me krenari

Për trimëritë e gjyshit tim.

Oda e kësaj ane

Ishte vatër burrash e shkollë,

Udhëtarët bënin konak

Nga rrugëtimi për t‘u çlodhë.

Sot oda e bukur e babit tim

Ka vënë vulet e historisë,

Disa me të vjetër kuvendojnë

Edhe për lojrat e rinisë.

I dëgjoj me kujdes

Shënoj në notesin tim

Çdo gjë me dashuri,

Të plotësoj boshllëqet e mia

Me nxitim për dituri.