Kulturë
Përparim Hysi: Pranverës nuk mbahem fare
E diele, 16.03.2025, 03:13 PM
Pranverës
nuk mbahem fare
(cikël me poezi lirike)
Nga
Përparim Hysi
1.Pranverës nuk mbahem
fare
Ta
dish mike sylarme
Pranverës
nuk mbahem fare
A
më sheh si jam "ujdisur"
Veç
për ty syri i ormisur.
Veç
për ty, syri i ormisur,
Mendja
ime merr të "krisur"
Ti
me çap e unë me vrap
Në
pranverë bëhem "çunak"
Ja,
shikomë! S'ta mbush më synë?
Hodha
tutje pleqërinë
Edhe
më nuk jam "thinjoshi"
Se
është kthyer tek unë, "djaloshi"
Sapo
mbusha tetëdhjetë e dy
A
nuk jam si grurëhalëzi?
Shih
e shkruaj, syri i ormisur,
Mos
më lër me mendjekrisur!
2.Letër për një mike
"Daullet bien për
ata që kanë veshë"
Populli
Koha
për ty ka qendruar tek mosha e dytë
Sado
që ti, tani, je në moshë të tretë.
Në
moshë të tretë, por je si shpirt
Dhe
ç'shkruaj për ty, është krejt e vërtetë.
Ke
qenë e bukur si një lule e freskët
Dhe
kushdo që të shihte e humbte pusullën
Tek
po shkruaj për ty, jam krejt i kthiellët
SE
për bukurinë tënde, kam kafshuar gjuhën.
Sado
në moshë të tretë, ti e ruan freskinë
SE
koha për ty ka qëndruar tek mosha e dytë
Ende
ata që të shohin ta kanë zilinë
Dhe
mua, moshatarit, m'u mbytën gjemitë.
Kur
shkruaj për ty, moj mike e paemër
Aq
dua që qoftë dhe njëherë të të kem përballë
Se
aq, aq ju kam për zemër
Sa,
nga dashuria për ty, jam gati të bëhem "kanibal"!!!
Të
kthehem si "xhelat" apo si "kanibal"
Dhe
që "të ngopem" me ty
Dua
të të"ha" pak nga pak
Të
gjallë!!!...
3. Një mendim i turbull
Një
mendim i turbull
Më
pushton të tërë
Nga
ti e bukur
E
bërë me hatër.
Dua
që të kthiellem
S'më
lë syri yt
Aq
pas teje "dehem"
Më
lojtën burgjitë.
Si
i vënë mbi prush
Prushi
po më djeg
Syri
yt larush
Më
keq po më"pjek"
I
djegur, i pjekur
Tek
qindi dhe mija,
Rënkoj
si i mekur,
Më
mek bukuria..
Tiranë, 16 mars 2025