Kulturë
Timo Mërkuri: Puthja të bën të bukur
E merkure, 19.03.2025, 09:38 PM
PUTHJA TË BËN TË BUKUR
Nga
Timo Mërkuri
Qysh
te fjala e parë e titullit të poezisë “Puthjet vijnë nga malli” e Fatmir
Terziut mu kujtuan vargjet e Eseninit : “Puthjes emër djemtë si kanë
gjetir/Puthja s’është mbishkrim qivuri i ngrirë/ Puthja është një lule e
porsaçelur/Që mbi buzë petalet i ka shtrirë” dhe si për t’i bërë shoqëri më erdhën në kujtesë dhe vargjet e Kacalidhës:
“Me siguri Parisi s’e ka puthur Helenën/ Se po ta kishte puthur do të zbuteshin
dhe detet”. I dritësuar nga këto poezi dhe i provokuar nga titulli i poezisë së
Terziut nisa ta lexoj me një kureshtje të shtuar pse sigurisht që diçka të re
do sjellë poeti. Nuk u gabova , pasi në këtë poezi Terziu sjell disa risi
poetike në nivelin e figuracionit, ndërthurjes së imazheve dhe trajtimit filozofik
të ndjesive njerëzore.
I-Kjo
poezi me një qasje ndaj simbolizmit poetik, ndryshe nga dy poetët e sipërcituar,
puthjen nuk e përshkruan thjesht si një akt dashurie, por si një simbol
kompleks i emocioneve, kohës dhe artit.
1.
Poezia e Terziut e zgjeron konceptin e puthjes përtej aspektit fizik, dhe e
lidh me situatën ndjesore: me zgjedhjen,
kujtesën dhe sfidën e ndjenjave:
"Puthjet janë si
agimet,
pasaportë e shkruar me
buzë, me tru e me zemër,
lejekalime të përkohshme
për zgjimet"
Këtu
puthja nuk shfaqet si një gjest sensual, por si një pasaportë kalimi mes gjendjeve
të ndryshme ndjesore dhe mendore. Është një “lejekalim” nga përhumbja në ndërgjegjësim, një reflektim mbi rolin
e ndjenjave në formësimin e përjetimeve njerëzore. Lehtësisht mund të
parafytyrohet një tra ndalimi midis gjëndjes së përhumbjes dhe dhërgjegjësimit
të dy personave që realizojnë puthjen.
2.Një
nga risitë interesantë të poezisë është përdorimi i ngjyrave për të dhënë
intensitetin e ndjenjave:
"Edhe puthjet kanë ngjyra
peneli është një
shëtitje e lazdruar me buzë"
ku,
në këtë rast puthja shndërrohet në akt artistik, ku buzët janë penel dhe fytyra
është kanavaci. Është një imazh i bukur për tu përfytyruar, madje të nxit të ëndërrosh
dhe për ngjyrrat e ndryshme të puthjes mbi kanavacë, të kuqen, të verdhën,
jeshilen… Në poezi ngjyra simbolizon ndryshueshmërinë e ndjenjave, duke kaluar
nga bardhësia e pastërtisë në bruzin e ftohtë:
"herë çel si
pranvera, herë digjet nëpër dimra,
me ngjyrë të
bruztë."
ku
imazhi e shndron ndjenjën në një element
vizual dhe të prekshëm, duke krijuar një sinestezi mes shqisave, ku ndijime të
ndryshme përzihen mes tyre dhe krijojnë një efekt poetik më të thellë.
Sinestezi krijon te kjo poezi edhe vargu: “Peneli
është një shëtitje e lozdruar mbi buzë” apo vargjet: "Puthjet janë si agimet,/pasaportë e shkruar me buzë, me tru e me
zemër,/lejekalime të përkohshme për zgjimet".
3.
Puthja te poezia e Terziut kalon nga sfera e tokësores në atë të mbinatyrshmes:
"Ti më sheh dhe unë
të ëndërroj si që moti,
më puth në ëndërr dhe ti
s'je as djalli,
po më ripikturon me trup
dhe ti s'je as Zoti!"
ku,
akti i puthjes bëhet një forcë krijuese, që ndodhet mes njerëzores dhe
hyjnores. Sigurisht që nuk është një veprim i shenjtë,(ndonëse të rinjtë e vlerësojnë
si një akt hyjnor, një lloj ripagëzimi në dashuri) por as diçka djallëzore;
është një formë e rishfaqjes së identitetit, një mënyrë për të rindërtuar
lidhjet dhe për të ripërjetuar mallin. Ky rikrijim i puthjes si një proces
artistik dhe shpirtëror është ajo që i jep poezisë risinë dhe veçantinë e saj.
Pra
Fatmir Terziu e trajton puthjen si një simbol të ndërlikuar që shkon përtej
romantizmit tradicional, pse ai e lidh atë (puthjen) me kujtesën, artin dhe
metafizikën, duke sjellë një qasje moderniste që ndërthur imazhet dinamike dhe
filozofinë e ndjenjave.
II-Fatmir
Terziu nuk është piktor, por ai është poet dhe si i tillë është mjeshtër i
pikturimit të portreteve me artin poetik. Kështu në këtë poezi Terziu ndërton
një galeri të pasur portretesh të puthjeve (sigurisht që kemi një shumësi
puthjesh) përmes figuracionit dinamik dhe shumëdimensional. Çdo portret i
puthjes i dhënë nga Terziu nuk është thjeshtë
një imazh i ngrirë ( “Puthja s’është mbishkrim qivuri i ngrirë”. Esenini), por
një gjendje që shfaqet , transformohet dhe mbart tensionin mes ndjenjës dhe
artit, trupores dhe shpirtërores. Le ta soditim këtë gaaleri puthjesh poetike të
Terziut:
1.
Në vargjet hyrëse, puthja përshkruhet si një agim – portreti i zgjimit, dritë e
re, një kalim nga errësira në ndriçim: "Puthjet
janë si agimet,/pasaportë e shkruar
me buzë, me tru e me zemër,/lejekalime
të përkohshme për zgjimet" ku puthja nuk shfaqet një akt fizik, por
një shenjë kalimtare, një akt që zgjon shpirtin, kujtesën dhe mallin. Ky
portret poetik i puthjes i afrohet idesë së përjetimit që prek të gjitha
shqisat de përfshin mendjen, trupin dhe zemrën, i zgjon ato nga “gjumi” në një
agim të ri.
2.
Një imazh tjetër i puthjes shfaqet në formën e stuhisë, që përmban tensionin e
brendshëm dhe shpërthimin emocional:
"puthjet janë
stuhi,
shpërthime të një bote
të brendshme"
ku
puthja nuk është e qetë apo harmonike, por është një shpërthim, herë i
kontrolluar dhe herë spontan (kujtoni puthjen e parë), një energji që shpërthen
nga thellësia e shpirtit. Kjo e bën atë një akt të fuqishëm, të
pakontrollueshëm, që nuk ndjek rregulla apo logjikë, por vjen si një forcë
natyrore.
3.
Në një tjetër shfaqie, puthja merr një dimension artistik, dhe shndrrohet në
një akt krijues: "Edhe puthjet kanë
ngjyra/peneli është një shëtitje e
lazdruar me buzë". Sigurisht që ky është një nga portretet më poetike
të puthjes, ku ajo shfaqet si një akt pikturimi. Pra, në këtë rast puthja nuk
është thjesht ndjesi, por një gjurmë e dukëshme, një penelatë mbi fytyrën e
tjetrit, ku ndjenjat lënë ngjyra dhe përkufizojnë një përjetim emocional të
veçantë. A i kini vënë re vajzat pas puthjes së parë, u bie një përskuqje e
hollë ëngjëllore. Bëhen shumë të bukura dhe dëshiron t'i puthësh prapë e prapë.
Puthuni të bëheni të bukur.
4.A
e dinit që puthja shfaqet herë si dritë dhe herë si shkatërirm? Poezia e
Terrziut ndërton një tension mes puthjes si dritë dhe puthjes si shkatërrim:
"nëse do të më
puthje Ti do të bardhënusërohej natyra,
nëse do të ndodhte
ndryshe Bota bëhej tërkuzë"
Sigurisht
që këtu puthja përshkruhet si një akt që mund të transformojë realitetin – ajo
ose e pastron, e ndriçon botën, ose e fundos në kaos. Unë mund tju tregoj
ngjarje që për një puthje janë vrarë njerëz (jo vetëm çifti) dhe ka lindur një
hasmëri që ka vazhduar me vite, por mund tju tregoj dhe histori ku një puthje
ka mbyllur një hasmëri dhjetravjeçare vjeçare, me dhjetra varre të hapur. Ky
dualitet e bën puthjen një forcë të madhe emocionale dhe jetësore, që lidhet jo
vetëm me ndjenjat personale, por edhe me një ekuilibër të jetës,
të botës.
5.
Në përmbyllje, poeti e shfaq puthjen si një formë rindërtimi, por pa fuqi
hyjnore absolute:
"më puth në ëndërr
dhe ti s'je as djalli,
po më ripikturon me trup
dhe ti s'je as Zoti!"
Nuk
di pse kjo më kujton një këngë popullore ku rapsodi e quan vajzën që kthehet në
shtëpi as takimit: “vajzë e puthur”. Duhet të dimë se një vajze “të puthur”
doket zakonore I njohin disa të drejta por ndërkohë i linrin disa detyrime, një
nga të cilat ishte t’ja bënte të ditur nënës së saj faktin e puthjes. Ky
informim e ngarkonte nënë me detyrimin që ta ndalonte menjëherë, nqse kishte
afërie gjaku, ndryshe kishte detyrimin që ta njoftonte atin e vajzës për këtë
puthje në çdo kërkesë që mund ti bëhej për dorën e vajzës. Në poezi, puthja nuk
lidhet në skajet e të mirës apo të keqes, por me artin e krijimit, me
rindërtimin e përjetimeve dhe kujtimeve, si tek ajo kënga popullore që i shton
një cilësor vajzës. Puthja në vetvete nuk është e përjetshme, por është një akt
që lë shenja, krijon dhe transformon, p.sh. hap dyert e fejesave.
Përmes
kësaj shumëllojshmërie imazhesh, poezia arrin të japë një kuptim të thellë të
puthjes si një përvojë që kalon përtej trupores dhe bëhet pjesë e artit dhe
ekzistencës. por kjo mund ta lidha këtë poezi me Paul Valéry, veçanërisht me
mënyrën se si Valéry trajton ndjesitë si procese artistike dhe intelektuale,
duke i shndërruar në akte krijuese dhe filozofike.
III-Ndonjë
lexues me të drejtë mund të pyesë: poeti i këndon mallit jo dashurisë. Në këtë
aspect Terziu ka një qasje me poetët arbëreshë të cilët dashurinë e quanin
thjeshtë “mall”I shpirtit. Në poezi, malli nuk është thjesht një mungesë apo
nostalgji e thjeshtë, por ai përfshin dhe ushqen dashurinë. Malli nuk do të
kishte kuptim pa dashurinë, ai është produkt i dashurisë sepse është pikërisht
ndjenja e fortë dhe e gjallë e dashurisë ajo që lind mallin mes dy personave.
Në
vargjet: "Puthjet janë si agimet,/pasaportë e shkruar me buzë, me tru e me
zemër"poeti e qartëson se puthjet nuk janë thjesht akte fizike, por
një përzierje e ndjenjave, kujtesës dhe dëshirës, të cilat lidhen drejtpërdrejt
me dashurinë. Po ashtu në vargun "puthjet
janë e sotmja, e nesërmja është kotësi," mund të kuptohet se dashuria
e shprehur përmes puthjeve është ndjenjë e fuqishme dhe e përjetshme, që
kapërcen kohën. Kjo sugjeron se malli dhe dashuria janë të pandashme; malli
lind sepse dashuria ekziston, dhe puthjet janë mënyra për ta rikthyer ose
përjetuar atë dashuri. Në këtë kontekst, puthja bëhet shumë më tepër sesa një
akt i thjeshtë, ajo ka ngjyrë, ajo shndërrohet
në aromë, ajo shndrohet në këngë, (e
kush nuk i ka kënduar puthjes), ajo është dritë, sepse zgjon shpirtin dhe sjell
ngrohtësi; është bukuri, sepse përfaqëson një ndjenjë të pastër dhe të thellë;
është shëndet dhe jetë, sepse ushqen shpirtin dhe trupin me energjinë e
dashurisë. Duke e parë në këtë aspekt, vargu përmbyllës mund të shndërrohet në
një filozofi të jetës: "Prandaj puthuni, të jeni të bukur e të kini
jetë." Kjo është një ftesë për të mos e kursyer ndjenjën, për ta përjetuar
dashurinë dhe mallin në formën më të plotë, sepse ato e mbajnë njeriun të
gjallë dhe të ndritshëm. Por ne le ta shndrojmë në një sentencë poetike mendimin:
Puthuni të jeni të lumtur!
Sarandë, më 19.03.2025
Puthjet
e tilla vijnë nga malli
Nga
Fatmir Terziu
Puthjet
janë si agimet,
pasaportë
e shkruar me buzë, me tru e me zemër,
lejekalime
të përkohshme për zgjimet,
nga
përhumbja e natyrshme në sfidën për të mbjell,
mallin,
dashurinë, dhimbjet,
ndonjëherë
në shi,
ndonjëherë
në lagié të mistershme,
puthjet
janë stuhi,
shpërthime
të një bote të brendshme
puthjet
janë e sotmja, e nesërmja është kotësi,
shenja
që i struk si vemje.
Edhe
puthjet kanë ngjyra
peneli
është një shëtitje e lazdruar me buzë,
nëse
do të më puthje Ti do të bardhënusërohej natyra,
nëse
do të ndodhte ndryshe Bota bëhej tërkuzë,
puthjet
janë kanavaci ku fytyra,
ngjyros
dhe pikturon një stinë shpuzë,
herë
çel si pranvera, herë digjet nëpër dimra,
me
ngjyrë të bruztë.
Puthjet
e tilla vijnë nga malli,
Ti
më sheh dhe unë të ëndërroj si që moti,
më
puth në ëndërr dhe ti s'je as djalli,
po
më ripikturon me trup dhe ti s'je as Zoti!