E merkure, 30.04.2025, 08:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramush Haradinaj: Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash

E hene, 17.03.2025, 07:54 PM


Ky postim i Ramush Haradinajt në Facebook shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë mesazh prekës, Haradinaj vë në pah jetën e vështirë dhe sakrificat e Baca Haxhiut, duke theksuar edhe dhimbjen shtesë që përjeton familja Thaçi për shkak të mungesës së Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Hagë. Me tone solidariteti dhe mbështetjeje, ai shpreh praninë e tij shpirtërore pranë mikut dhe bashkëluftëtarit të tij në këto momente të rënda.

Ramush Haradinaj:

Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.

Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi.

Zoti ju forcoftë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx