| E hene, 17.03.2025, 07:54 PM |
Ky
postim i Ramush Haradinajt në Facebook shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen
nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë mesazh prekës, Haradinaj vë në pah jetën e vështirë dhe sakrificat e
Baca Haxhiut, duke theksuar edhe dhimbjen shtesë që përjeton familja Thaçi për
shkak të mungesës së Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Hagë. Me tone solidariteti
dhe mbështetjeje, ai shpreh praninë e tij shpirtërore pranë mikut dhe
bashkëluftëtarit të tij në këto momente të rënda.
Ramush
Haradinaj:
Lajm
i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para,
bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Baca
Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash,
por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në
këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre
të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e
tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.
Në
këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe
mbarë familjes Thaçi.
Zoti
ju forcoftë!