Kulturë
Sevdail Hyseni: Klerikët
E enjte, 20.03.2025, 07:43 PM
Sevdail
Hyseni
Satirike
Klerikët
I pyetën me rend
Klerikët fetarë:
-Si i ndajnë të mirat
A hanë në kandar?!
Sa më përket mua
Tha Prifti qejfli:
-Do ta ndaj fitimin
Drejt në terezi.
Në tokë bëj një rreth
N’mes një vijë të drejtë,
Me dy duar të mirat
I hedhim përpjetë.
Çka bije këndej vijës
Për vete i mbaj,
Kurse matanë vijës
N’popull i shpërndaj.
Pastaj shprehet Frati
Urtë e but për besë,
Unë e bëjë një rreth
Jo të ndarë në mes.
Po ashtu të mirat
I hedhim në erë,
Çka bie në rreth
Më takojnë me nder.
Tjerat jashtë harkut
I ndaj sipas nevojës,
Askush të mos mbetet
Pa bukën e gojës.
I vjen radha Hoxhës
E jep një mendim,
Të mirat në ajër
I hedh pa mbarim.
Çka mbetet në qiell
Për popull e zogj,
Krejt çka bie n’tokë
Janë të Agës Hoxhë!
Komentoni
Artikuj te tjere
Jahja Drançolli: Gëzuar Ditën e Parë të Pranverës
Albert Vataj: Sabina Chebichi, një talent i atletikës, që nisi këmbëzbathur rrugën drejt legjendës
Timo Mërkuri: Puthja të bën të bukur
Bedri Tahiri: Fjala e popullit- Fjala e Zotit!
Albert Vataj: Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit
Visar Zhiti: Helmi i para 60 vjetëve - Tragjedia e letrave shqipe me tragjedianin e parë
Afrim Fanda: Fati politik i shqiptarëve në ish IRJM, në duart e jeniçerëve pa identited dhe pa vetëdije kombëtare
Albert Zholi: Flet "Artisti i Popullit" Reshat Arbana
Ramush Haradinaj: Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash
Jahja Drançolli: Burimi bullgar i viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!
Albulena Pllana Breznica: Kullat kosovare
Albert Vataj: Agatha Christie, rrugëtimi i vështirë një gruaje për t'u bërë novelistja më e njohur në histori
Kumanovë, u mbajt edicioni i 33-të i ''Takimeve Poetike të Karadakut''
Anton Nikë Berisha: Eqrem Çabej njohës dhe studiues cilësor i letërsisë
Përparim Hysi: Pranverës nuk mbahem fare
Gani Pllana: Për një pikë ujë
Milazim Zeqiraj: Shpresa po humb shkëlqimin
Agron Tufa: Takimi
Albert Zholi: 14 Marsi, dita e këngës, e luleve, veroreve, e tokës, e ballakumeve
Zdromsi Erion Veliaj në 'këngë': Ky Burgu sa ka lezet