E merkure, 30.04.2025, 11:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Prania e iliro-arbërve në Raguzë mund të hulumtohet që nga themelimi i qytetit

E marte, 25.03.2025, 07:12 PM


Prania e iliro-arbërve në Raguzë mund të hulumtohet që nga themelimi i qytetit, një fakt i vërtetuar nga burimet materiale dhe të shkruara!

Nga Jahja Drançolli

Kjo vazhdimësi ka zgjatur me shekuj. Dihet se në vitin 1210 Raguza kishte lidhur një marrëveshje tregtare me Dhimitrin, princin e Arbërve. Kjo traditë tregtare dëshmohet edhe nga të dhënat që dalin nga Statuti i Raguzës i vitit 1272, ku përmenden qytete si Durrsi, Vlora dhe Kruja. Në këtë kontekst, gjuha arbërore përmendet për herë të parë në Raguzë më 14 korrik 1284: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). Deri më tani, shkenca nuk ka zbuluar ndonjë dokument të mëparshëm që përmend drejtpërdrejt gjuhën arbërore. Pretendimet se janë zbuluar dokumente të mëhershme që përmendin gjuhën arbërore apo shqipen e sotme nuk i qëndrojnë kritikave shkencore dhe si të tilla, unë i quaj hapur dokumente fantazmë. Gjuha shqipe përmendet edhe në Raguzë më 24 tetor 1401 në kontekstin e emrit kombëtar të shqiptarëve, si patronim i një prifti nga Drishti, Schiputar – Schipudar (1382-1399(. Zgjernishtë për këtë çështje shih Milan Sufflay; Teuta Shala, e ndonjë tjetër)"!

Ilustrimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, fundi i shek. XVI.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx