| E marte, 25.03.2025, 07:12 PM |
Prania e iliro-arbërve në Raguzë mund të hulumtohet që nga themelimi i qytetit, një fakt i vërtetuar nga burimet materiale dhe të shkruara!
Nga
Jahja Drançolli
Kjo
vazhdimësi ka zgjatur me shekuj. Dihet se në vitin 1210 Raguza kishte lidhur
një marrëveshje tregtare me Dhimitrin, princin e Arbërve. Kjo traditë tregtare
dëshmohet edhe nga të dhënat që dalin nga Statuti i Raguzës i vitit 1272, ku
përmenden qytete si Durrsi, Vlora dhe Kruja. Në këtë kontekst, gjuha arbërore
përmendet për herë të parë në Raguzë më 14 korrik 1284: “Dëgjova një zë që
thërriste në mal në gjuhën shqipe” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in
lingua albanesca”). Deri më tani, shkenca nuk ka zbuluar ndonjë dokument të
mëparshëm që përmend drejtpërdrejt gjuhën arbërore. Pretendimet se janë zbuluar
dokumente të mëhershme që përmendin gjuhën arbërore apo shqipen e sotme nuk i
qëndrojnë kritikave shkencore dhe si të tilla, unë i quaj hapur dokumente
fantazmë. Gjuha shqipe përmendet edhe në Raguzë më 24 tetor 1401 në kontekstin
e emrit kombëtar të shqiptarëve, si patronim i një prifti nga Drishti,
Schiputar – Schipudar (1382-1399(. Zgjernishtë për këtë çështje shih Milan
Sufflay; Teuta Shala, e ndonjë tjetër)"!
Ilustrimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, fundi i shek.
XVI.