| E shtune, 29.03.2025, 07:50 PM |
MOSTRA
Albert HABAZAJ
Kam
njohur një budalla të lumtur
Që
nuk është tronditur një herë,
Interesant,
mendimi i mençur
Nuk
i ka trokitur dot në derë.
Fatkeqësisht,
e njoha atë njeri:
pa
tipare deri në çngjyrosje,
pasanik
deri në ligësi
tip
pushti gjer në pështirosje.
Një
frymor në formë dybeku
ndonjë
fjalë pa shprehur ende,
kopje
e dalë nga Gobseku
pikturë
e lemeritshme legjende.
Nuk
ia n joha atë fytyrë
Me
ata sy si të laraskës,
stinëve
si nepërkë e ngrirë
shfaqet
vetëm përmes maskës.
...
Të gjithë e dinin që ishte
Shoku
i ngushtë i Tartufit,
E
dinin të gjithë që ishte
Kushëri
i parë i bufit...
Coppito, 3.12. 1998
Preturo, e diel,
17.01.1999
[Botuar për herë të parë
në vëllimin poetik “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera”, Tiranë,
Globus R, 2006, f.12]