E merkure, 30.04.2025, 11:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Lulet e kurbetit

E premte, 28.03.2025, 07:54 PM


LULET E KURBETIT, KËNGË E PËRVAJSHME NGA SHQIPONJAT E TËRBAÇIT

LULET E KURBETIT

28 marsi është ditë dëshmie dhe kujtese në Vlorë dhe në Leçe, që do të përsëritet çdo vit më 28 mars. Në kujtim të tragjedisë së përmbytjes së anijes shqiptare “Katër i Radës” nga Vlora në Otranto më 28 mars 1997, në bordin e së cilës ishin 142 njerëz, midis tyre gra dhe fëmijë nga mosha 3-69 vjeç [është shkruar se ishin 120 shqiptarë, të paktën 84 humbën jetën (81), 27 vetë u zhdukën pa lënë gjurmë, 34 mbijetuan] gjatë përplasjes me anijen detare italiane Sibilla - Marina Ushtarake Italiane në Ngushticën e Otrantos, 35 milje (56 km) nga bregu italian.

LULET E KURBETIT

Këngë lirike e përvajshme nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

Teksti: Albert HABAZAJ

Marrëse: Shpresa Kapo ÇELAJ

Kthyese: Liri Gaçe SHKURTAJ

Hedhëse: Vito Shiroku VERA

E mbushin: Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Flutur Nanaj, Lavdie Goxho Xhaka dhe Hava Çelaj Muçaj

Derëbardha nënë,

me të zeza veshur,

Mban një mal të rëndë

supeve patretur.

Kan’ kaluar vite,

shekuj do të vinë,

Hedh kjo gjëmë biblike

kuje, ulërimë.

Njëzet e tet’ marsi -

shpresa jon’ skëterrë

Zëmrën keq ma plasi,

jeta m’u bë ferrë.

O Katër i Radës,

o vapor i zisë,

S’ke gojë të flasësh

ç’të kanë parë sytë.

Otranto, ç’më bëre,

mallkuar nga Zoti

Detashment i dhimbjes

mbushur rruzuj loti.

Loti lidh në heshtje

dy brigjet e detit,

Deti mban për vete

Lulet e kurbetit.

Lulet që mërgojnë

do kthehen te nëna,

Bekuar nga djelli,

bekuar nga hëna.

*) Interpretuar në polifoni labe gjatë veprimtarisë që u zhvillua të dielën e datës 28.03.2021, ora 18.00-20.00 në Vlorë, pikërisht nga pikënisja e Katërit të Radës për në Itali më 28 mars 1997

**) Katër i Radës - Memorie migranti - Live streaming 28.03.2021 (online-video-cutter.com). Realizuar me kujdesin e Ema Birçaj, Lecce, Itali dhe Anisa Ceno, Kraal Hotel, Vlorë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx