E merkure, 30.04.2025, 08:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Lutje për paqe

E shtune, 29.03.2025, 07:50 PM


GANI S. PLLANA

LUTJE PËR PAQE

nëna e mirësisë

Gonxheja e Shkupit

me duart e hirit

qëndisi shpresën

në Kalkutën e lotëve

ajo shndriti si yll

me dashurinë mbledhur

skaj më skaj botës

mësuese e përulësisë

misionare e shenjtëruar

fjalët e saj e lutjet

ushqim paqeje praruar

pasardhës të emrit Gonxhe

si gonxhe lulëzuar në pranverë

ruajmë kujtimin e përjetshëm

për shpirtin e saj që na bën nder

ZGJIMI I KUJTIMEVE

kujtimet e arta

në zemër ku tjetër

zgjohen si pranvera

me kërshëri të vjetër

nëna më mësoi me zemër

mësuesja me fjalë të urta

kujtimet m’u bënë emër

edhe rrugëve të purpurta

shoqëria e mirë që kishim

si dritë neoni në çdo udhë

se ç’sjell ngrohtësi të butë

mirësi që s’shuhet kurrë

në takimete gjeneratës

për gjurmët që kohërat sfiduan

edhe fjalët na frymojnë jetë

nuk harrohen siç nuk u shuan

MOS E SHKEL FJALËN

mos e shkel fjalën

amanet i brezave

ajo qëndron gur i rëndë

në themelet e besimit

e në dritën e bebëzave

besa - fjala e dhënë

fjala e mirë

thyen kufijtë e largësive

qan det e ngjit mal

udhëton drejt zemrave

si tingull i përjetshëm

që gjë s’e ndalë

mbaje fjalën

si flakë të shenjtë

në çdo hap e vend

edhe nën qiellin e qetë

në festë a në kuvend

është fytyra e vërtetë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx