Kulturë
Përparim Hysi: Mirënjohje për Harallamb Fandin
E diele, 30.03.2025, 05:34 PM
Mirënjohje për HARALLAMB FANDIN
Libri"Pranverë
brenda vjeshtës"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
E
ndiej si detyrim mes miqësh që ta shkruaj këtë ese për HARALLAMB FANDIN apo, siç
i pëlqen mes miqësh, LAME FANDI. Ma ka dhuruar librin me tregime"Pranverë
brenda vjeshtës" dhe, nga një pakujdesi ime e pafalshme, shkrimi i
mirënjohjes për autorin, po bëhet me vonesë.
Kam
arsye për ta bërë këtë shkrim dhe, që në krye, theksoj: shtyrjen për ta shkruar
ma dha WILIAM ARTTUR WARD(1921-1994) që ka thënë:" Të ndiesh mirënjohje
dhe të mos e shprehësh, është njësoj që të bësh gati një dhuratë dhe të mos e
japësh atë". E ndjeva shuplakën që
më dha WARDI dhe më mirë vonë se sa kurrë. Natyrshëm, që LAME FANDI ka emrin
e tij të nderuar qoftë në
mjekësi(profesioni i tij, është ai i farmacistit), por LAME FANDI është më
shumë se sa kaq:tek ai është Pedagogu i Mjekësisë, është shkrimtari:është kritiku i artit:është
piktori;është përkthyesi. Unë ia njoh vlerat e krijimtarisë të LAME FANDIT dhe,
pa nisur të shkruaj për librin e tij, s'kam si mos pranëvë një thënie të
NIETZCHES(NIÇES):" Që të shkruash, duhet
të kesh studiuar mjekësi dhe të njohësh filologjinë". Kjo thënie është
deviza që i rri mbi kostum LAME FANDIT:ka studiuar për mjekësi dhe për letërsi
dhe art.
* *
*
Në
këtë libër, autori ka rreth 14 tregime. Janë o përjetime të autorit, o fryt i
leximeve skrupuloze o realitete që pena perfekte i ka kthyer në rrëfime me një
stil letrar që nuk ka stomak që mos e"tres". Kur i shoh me syrin tim
kritik, këto ngjarje aq intringuese dhe aq befasuese, e humbas fillin e
arsyetimit dhe humbas pas të papriturave që, ndonjëherë, kanë
atë dramën që të rrënqethë, por dhe humorin si një zgjidhje që të
relakson shpirtin. Ngaqë kam lexuar kaq e kaq libra dhe, kur dua të bëj ndonjë
analogji, herë më shfaqet O'HENRI
me"Dhurata e martesës", diku Cvajgu... diku ÇEHOVI dhe, pse mos e them: REMARKU me "Tre
shokët". LAME FANDI nuk trillon, por tregon(po, ç'them?Tregon), jo e
qendis tregimin se, si thotë
Nietzche(NIÇE) "Kemi artin që të na shpëtojë nga e vërteta".
Nuk ke ku ndalesh më parë, por nuk kam si mos veçoj "Adresa". Sa
dramatike ngjarja dhe sa mbushesh me oksigjen të pastër për mushkëritë kur njeh
personazhe, si Zihniu, Mihali dhe, pa
dyshim, edhe autori si një"trio" që të kujton atë këngën"Ne tani
jemi tre".Duke ndaluar, jo pa qëllim tek kjo "trio", dua të them:"Ç'ka më shumë se "Tre
shokët" e REMARKUT. Analogjitë nuk janë kurrë të barabarta, por, sidoqoftë
jo më kot e them këtë.Një kritik i madh, kur analizoi"Vajza e vdekja"
të GORKIT, tha:" Glorifikimi i jetës tek"Vajza e vdekja" gati
është si"Fausti" i Gëtes. Zihniu është gati t'i thotë
burgut"hapu" për të shpëtuar Mihalin që ka familje. Mihali komunist e
Zihniu, si"djali i njerkës"apo "idyshimtë" nga përbërja
klasore, në"lupën" e partisë. Paradoksi:vdes Zihniu dhe
Mihali(komunist) heq dekoratën dhe ia vë
mbi xhaketë.Mos jemi në një skenë të"teatri absurd"?Jo.Pjesë nga realizmi magjik made in Gabriel Markes që vjen nga
pena e kultivuar e HARALLAMB FANDIT. Sa dramaticitet ka"amaneti" i
doktorit italian që i besoi"bibliotekën" e tij. Ishte
një"rrisk" me rrezikshmëri dhe, pa qëndruar në gjithë
atë"kalvar", mjafton që tek
një"tregim i vogël", italiani:"poveri noi", tek ikën,
e zbraz:së pari:"poveri noi"(mjerë ne!).Tani që po ikte:"poveri
voi!(të shkretët ju! Pse më duket, se ka bërë këmbë dhe ka folur ai, Malombra, nga"Qyteti
i fundit" të PETRO MARKOS. Tregimet e LAME FANDIT kanë një fllad që të
relaksojnë shpirtin. Nuk di se tek cili tregim të qendrosh më shumë:
lë"povero noi" dhe vjen ajo"suita e një udhëtimi të
largët".vetëm e vetëm për të plotësuar
një"amanet".Distanca:Paris-Moskë-Tokio , përshkuar me avion nga një
violinçelist i lauruar me aq e aq çmime, i rriskuar shëndetërisht, vetëm për një koncert mortor prej 10-minutash
për një homazh dhimbsurie për një djalosh 25-vjeçar. Tregimet tek
libri"Pranverë brenda vjeshtës" janë njëri më i bukur se tjetri. Se siç thotë GËTE:"Çdo shkrimtar, në një farë mase, paraqit në
veprat e tij, veteveten, ndonjëherë dhe kundër vullnetit të tij." Dhe si
mos i duash, kur LAME FANDI në tregime ka vënë shpirtin e tij, një shpirt të
bardhë si qelibar. Shkrimtari amerikan MARK TWAIN(TVEN) thotë:" Jetë
ideale është kjo:miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të qetë".
Të tria këto atribute i ka HARALLAMB FANDI (LAME FANDI) që unë e uroj që të
jetojë një shekull dhe të na dhurojë libra të tjerë të mbushur me"fllad
pranvere".
Tiranë, 28 mars 2025