Ibrahim Kabili: Ymer Ramhoxha, patriot dhe atdhetar i flaktë i çështjes kombëtare
Prej kohësh më ka tërhequr figura e patriotit dhe atdhetarit të flaktë nga Bastari, Ymer Adem Ramhoxha. Në kuadrin e studimeve dhe holumtimeve për të përgatitur librin "Benda në rrjedhën e historisë", së bashku me kolegun Hysen Hysa, kemi takuar një numër të madh të moshuarish, që ndërmjet të tjerave...

























