Kulturë
Neki Lulaj: U largu nga kjo botë Dalip Graca
E enjte, 19.05.2022, 06:34 PM
Poeti
Neki Lulaj dhe gazetari Dalip Greca gjatë një takimi në Vatër
U largu nga kjo botë
Dalip Graca
Nga
Neki Lulaj
Në orët e parat ë mëngjesit të datës 16 majit ne New York zemra e mikut ton shqiptaro-amerikani i dashur dhe të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithëmonë .Gazetari i shquar u nda nga kjo jetë.Ikja e pa pritur dhe e befasueshme na preku thellë ne shpirt. Largimin e tij fizik u pritë me keqardhje dhe me një dhimbje te thellë.
Pata
rasitn ta njoh pëe se afërmi një herit
apat disa disa takim me me te. Ai ishte një veprimtar i shquar me një taban
kombëtar i cili dha kotribut të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist drejtues
mediash. Ishte mik i dashur i mërgatës shqiptare ne atdhe -Shqipëri në SHBA dhe
ne Europë.
Dalipi
ishte i afërt i dashur shumë i përpikët shumë i ekuilibruar korrekt i zellshëm
dhe shumë i respektuar ndaj vizitoreve qe vizitonin Vatren.
Kam
pas rastin të lexoi fjalët e vatranit Agim Karagjozi, i cili kishte thenë“Dalipi ka ardhur si
dhuratë nga qielli për gazetën Dielli.
Editoroi
epokal i gazetës Dielli 2009/2021 vatran i shkëlqyeshëm dhe i veçantë.I cili
shëndrriti dritë dielli plotë 12 vjet në
gazetën, duke mos kursyer asgjë nga
vehtja e tij dhe duke dhënë një kontribut shembullor.Ishte i qetë i arsyeshëm
shumë fisnik dhe njeri i cili nuk e dinte kah buron lodhja.
Bota
shqiptare ne Shqipëri, Kosovë, Iliridë,
Luginë, Mal të zi, flasin me admirim për gazetarin Dalip Greca.I cili
ishte një penë e spikatur për mërgaten shqiptare duke trasmetua vlera dhe
vyrtyte te larta
mediatike
të kohës.
Sot mora lajmin e trishtë për largimin fizik
lajm, të cilin e prita me keqardhje dhe
dhimbje te thellë, po kujtoj në heshtje
i përmalluar sjelljët e tia modeste mikpritjën e ngrohët ne Vater dhe njeriun e
pa kursyer për te ofruar çdo gjë qe kërkoja,
gjera nga Arhivi i pasur i
Vatrës dhe nga biblioteka. Punën e
tij të pa lodhur shumëvjeqare në Arhiv në
radhitjën e gjerave shumë me vlerë historike e kam përcjellë me vite gjatë
korrespodencave tona miqësore.
Ne
takimet e mia te kohëpas kohëshme edhe para luftës se Kosovës Dalipit, i pata propozuar qe „Vatra të jetë Ambasada e
gjithë shqiptarëve e ne veçanti e kosovarve“I cili me tha Vatra është porta e
hapur dhe oda e ngrohët për çdo
shqiptarë qe e shkelë tokën e bekuar dhe të premtuar të Amerikës.
Dalipi
kishte shpirt njerëzor: I dashur me këdo. Në shpirtin e tij s’kishte kurrë
urrejtje, ishte altruist, përherë i gatshëm për të dhënë gjithçka për
këdo që ia kërkonte ndihmën.
Andaj
me plotë te drejtë mund të them se Dalip,
jo ju nuk keni vdekur as nuk do
te vdesni kurrë, hija e jote e vargjeve
ka ndezë qiririn e përjetshëm ne botën shqiptare !...Hija e vargjeve ka mbetur
mbi mijëra fletë si qiri i ndezur ne memorjen tonë.
Nuk
ka kalorës qe do ti kalojë me trokun e
kalit vargjet dhe Intervistat tuaja të gjata dhe me vlerë.
Dalip
Grecës i takon gjithëmonë Mirënjohja për dashurinë qe rrezatoi gjatë gjithë
punës dhe jetës se tij.Lum ti miku im për punën dhe veprën tende !...
Lamtumirë
i dashur Dalip, do ta ndiejmë gjithëmonë mungesën tënde !..
Lamtumirë
!
Shpirti
yt i mrekullueshëm do endët gjithë andej Shqipërisë, Kosovës, Iliridës, Luginës
se Preshevës, Malit të zi dhe gjithë andej nëpër botë ku jeton dhe frymon mërgata shqiptare !...