Kulturë
Atdhe Geci: Të shkruajmë për Atdheun
E shtune, 14.05.2022, 02:32 PM
Atdhe Geci
Të
shkruajmë për Atdheun
Në
kalanë poetike të shpirtit të kombit
fryn
frymë e tallazeve për në udhëtim
fryn
frymë e tallazeve për në
kohëra
fryn
frymë e tallazeve për të ardhmen.
Trim,
kështu jeta ndjek rrjedhën e saj.
Heronjtë
kudo gjenden brenda luftave
më
tha gjakja e muzës së
arbërorëve,
poet,
nuk ka natë t´fundit për dardanët
e
ëmbla dashuri për dheun
na mbanë.
Shkrimtarë
shqiptarë të pellazgoilirisë
ju
që i dhatë gjuhë dhe art tokës
tuaj,
ju
i dhatë art këngës së bukur
shqipe,
rendni
të ngjiteni majë syrit të maleve
dhe
majë fjalës së shkruar poetike, se
ju
jeni gjuha foljore dhe gjuha librore,
që
i rrënjuat fjalët shqipe në poezitë e
juaja.
Poetë, s´ka dridhje të kohës
që
mund
ta tund fjalën e juaj
shkrimore,
as
dridhje të fjalës për një epokë të re
tharm
i shpirtit e i mendjes së Naimit
është
art i gëzuar dhe
lexohet bukur.
Gjuha shqipe
ka një forcë
organike
të
fjalës së folur dhe të fjalës poetike,
të
shprehjes së dhimbjes dhe pasionit.
Në
kalanë poetike të shpirtit të kombit
fjala
dhe shkronjat janë libri i gjeniut
libri
i dashurisë dhe i shumësisë sonë
libri
i pëflakjeve të majave
të arbërit.
Atdhe Geci - Dortmund,
2022