Kulturë
Kalosh Çeliku: Ringjallja e Skënderbeut
E merkure, 11.05.2022, 05:59 PM
RINGJALLJA E SKËNDERBEUT
NGA KALOSH ÇELIKU
(Konferencë kombëtare)
Rastësisht të
takova në rrugë
të kishin dëbuar
nga Partia.
Urdhëro: unë s’jam
Uolt Uitmani i madh
as miku im, Mirko
Gashi - bohem.
Unë jam Kalosh
Çeliku - rebel
dhe me Ty do të pi
verë.
Nëse të ka përzënë
Nënë Partia
vogëlushe, Unë nuk
të përzë...
(Vetëm Unë
të pi me verë)
Ky Qytet është i
çmendur
Mike oj! Që, të
martuan me poezinë?!
E, më ndjekin mua
si qentë
nga mëngjesi, në
mëngjes.
Ky Qytet, do të di
çdo gjë
nën cilën Urë kam
bërë natë?!
Me cilën Mike pres
e përcjell trena
për Ty, me cilin
çmendesh në shtrat.
Po, kurrë s’do të
dinë ç’kam në gji
e mbi cilin varr
sonte bëra dashuri...
(Qentë lehin në poezitë e mia)
Qentë tremben -
lehin pas porte
Natën vonë kur
dëgjojnë zgjimin e tyre.
Qentë lehin pas
porte: në poezitë e mia...
(Dashuri mes prangave)
Për dashuri qemë
të varfër
për një natë pa
gjumë nën Urë:
për një Serenatë
për një
aventurë...
Vërtet, është ky
edhe një Mot i Madh
për ne të
pagjumët, oj Mike!
Dashurinë e mbajmë
gjallë në varr
mes plumbash e
prangash me vite...
Frikën s’e dua
se nuk është e imja
Heshtni, në dhomë
fle Poe dhe Anabel Li
vargjet e mia le
t’i ëndërrojnë të pagjumët
një ditë do të
vdes në shtratin e Lumit.
Frikën s’e dua se,
nuk është e imja...
(nga Libri me poezi: Loja e syve, Shkup 1995).
(Ringjallja e Skënderbeut)
Erdha, t’ju shoh
nga varret
Çka keni bërë pas
kaq viteve:
A, jetoni ende në
„liri“
Apo, ende e doni
robërinë?!
Asgjë, s’paskeni
bërë, o burra
Përveçse: librave
me poezi.
Dhe, këngëve me
çifteli...
(Vjellja e zorrëve)
Poetesha s’ka
cigare
ia piu Rrospia
Mashkull.
Ministri me
Ambasadorin
ulen të hanë
drekën
që ua paguan
spiuni.
Përshëndeti, më
thotë Piktori
sytë s’ti heqin
nga malli!
Kush ua shalon
Nënën Parti
palaçove në
mizanskenë
vetëm në një
shfaqje.
Unë jam gjithmonë
në Teatër
publikisht u
shpall dashuri.
Spiuni Kurvë lëpi
buzët
Kukulla Femër ua
mban gunat.
O Imzot, do t’i
vjell zorrët...
(Diagnozë e rrospive)
Heu miqtë e mi, me
një këmbë në varr
Trumbetoni se, jam
kundër të gjithëve!
Në Unionin e
viçave të palëpi
Me një torbë taxhi
përqafe në Livadh.
Një krah kashtë në
grazhd
Ma keni paraparë
diagnozën:
Se, së shpejti do
të çmendem.
Hi-hii-hiii... Viçat
e mi - shkencëtarë
Që, s’ngopeni me
barin mbi varr...
(Prostitucion me letërsinë)
Vështirë është sot
të shkruash libra
edhe më vështirë
t’i nxjerrësh në dritë
kur para s’ke as
edhe për bukë.
E, kulturofagët
t’i mohojnë vlerat
i shpërblejnë
shkrimtarët e Oborrit.
Vështirë është sot
të kesh edhe lexuesë
shkrimtarë që
shkruajnë për Nesër,
kur haptas shiten
recensionet
njëqind euro, ose
dy tollumba...
(Nga Libri me poezi: Vjellja e zorrëve, Shkup1996)
(Luftë me Veten)
E lehtë: Është
lufta me armikun
E vret. Ose, të
vret.
Por, e rëndë është
me Veten:
As të vret. As,
mund ta vrasësh...
(Azil politik)
Qentë, kur m’u
ndërsyen pas shpine
Vetëm për një asht
- shpërblim.
E, kulturofagët -
këlyshë me zgjebe
Ditënatë të Nënës
Parti.
Unë Mike, ika nga
Atdheu
Dhe, tek Ti
kërkova azil politik...
(Policia letrare)
Cenzurkuqët më
ndjekin se, jam Poet
Ndryshe, do më
ndiqnin: lëvdatat, postet
nëpër redaksi që
do m’i dhuronte Nëna Parti.
Shpërblimet
letrare nga DoktorZiu
për servilizëm e
spiunim në letërsi.
Policia letrare më
ndjek - sharjet
kulturofagët e
gjysmanalfabetët.
Pse, nuk i
bashkohem Kopesë së tyre
me zgjebe nëpër
çajtore e ëmbëltore.
Nuk shitem një
recension - shpërblim
pse i zhvesh
lakuriq pisat në libra
brez pas brezi pse
e dua Atdheun...
(Kafshë e zbutur)
Dum Dumi është një
kafshë e zbutur
që kullot në
livadhet e Nënës Parti
e pi ujë në
Hurdhë.
E tërheq qerren
rrugës
e lidhin në grazhd
me një krah bar
ose një kovë
taxhi.
Dum Dumi është një
kafshë e zbutur
mëzat i tredhur.
Që, nuk i kërcen
Lopës.
Dhe, kurrë nuk e
thyen zgjedhën...
(Nga Libri me poezi: E përcolla Natën, Shkup 1998)
(Kush do më shpie në varr)
Gjithë natën e
lume vras Veten:
Flakë më flakë mes
librave. Shtamave me verë.
Në mëngjes, te
pragu i derës e ringjallë.
Gjithë natën e
lume vras Veten
E, s’ka njeri të
më shpie në varr.
Doruntinën, motrën
e vetme të gjakut
E martova pas
shtatë male larg…
(U ngopa me “Liri”)
Nuk u ngopa me
Natë
nuk u ngopa me
Ditë
nuk u ngopa me
libra
nuk u ngopa me
verë
nuk u ngopa me
dashuri
që bëj ta këndell.
U ngopa me Liri
Aqsa, më vjen ta
vjell...
(Murosja e nuseve)
Edhe sot i
varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet
nuset.
Po, nuk ua lënë
nga një gji
jashtë mureve për
poetët...
(Edhe dje edhe sot
opozitë)
Vitet ikin. E Unë
edhe në “demokraci”
i kujtoj ditët kur
botonim poezitë e para
te redaktorët
censurëkuq nëpër redaksi
se si na rrinin me
gërshërë mbi kokë
duke na i sakatuar
vargjet pa mëshirë
shkaku, se: Ashtu
e donte Nëna Parti.
Edhe e sotmja sa i
ngjan të djeshmes
ndonjëri nga ju u
bë shef në redaksi:
mori banesë nga
Shteti, ndërtoi shtëpi.
Këlyshi i Buçës
referent në Parti
Qeni deputet e
Gomari në Ministri.
Po, ç’ngjan edhe
sot me mua Poetin?!
Asgjë. Edhe dje,
edhe sot opozitë...
(Kam jetuar si Poet)
Nesër mund të
thoni plot gojën: E shanë
e ndoqën, i
kurdisën linçe itelektuale:
e akuzuan si
rebel, e përzunë nga puna.
E thirrën edhe në
biseda informative
e ndanë nga gruaja
e martuan pa dasëm:
herë me Miken Di,
e herë me një lavire.
Megjithatë, sot
mos t’ju vijë keq për mua
që në këtë luftë
heroike kam hyrë vetë.
E kam ditur moti:
Kë ta urrej e kë ta dua
Nuk kam jetuar si
qyqe, por si një Poet...
(Nga Libri me poezi: Mbrëmë fjeta me Vjeshtën, Shkup 1999)
(Cuca Boheme është
Partia ime politike)
Mbylleni gojën trusakatë!
Heshtni
Kurrësesi nuk mund
t’ju kuptoj!
Dje, sot… Dhe,
nesër “patriotë”
Ehu! “Kuqezi” të
Nënës Parti.
Mbylleni gojën!
Heshtni
Dje, komunistë.
Trusakatë.
Sot, “ballistë”.
Trusakatë
Nesër: MUTA… Hale
Oborri…
Cuca Boheme është
Partia ime…
(Ngushtë për tu shtrirë)
E dëgjoj “Hej Xho”
të Xhimi Hendriksit
Diskun që ma dhe
Ti. Shpërblim:
Për mjeshtër në
poezi. Dashuri.
Ngushtë për tu
shtri në shrat
Dhe, kthehem vite
më parë në “Gërmi”.
Dëshprohem. Nuk
është ai Qytet
Ajo “Gërmi”. Edhe
gratë azgane.
Që, natë e ditë më
jepnin gji…
(Nënë zgjomë)
Nënë zgjomë! Trutë
mi lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe,
gratë i dua!
Burrat s’më duan.
As unë s’i dua
Vetë jam hajdut
edhe kaçak.
Gjithë jetën kam
vjedhur gra
Ditët i kam kaluar
nën Rrap. Netët
Në Han me Ulkoja
që hanin të gjallë.
Nënë zgjomë! Trutë
m’i lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe,
gratë i dua!
Burrat s’më duan.
As Unë s’i dua…
(Askushi më dha
një trëndafil)
Pranverë. E kalova
Natën në “Premiumi”
Mes shtamave me
verë. Pagjumësisë.
Në mëngjes e
pushtova Prishtinën në gjumë
Njeri të gjallë në
rrugë. E përqafova një Buçë.
Hi-hii-hiii.
Askushi më dha një trëndafil…
(Edhe një qiri
për Lejdin Di)
Gjatë Netëve të
poezizë korçare
E vizitova
vendlindjen. Korçën.
Dhe, vendvdekjen.
Voskopojën.
Hyra në kishë. I
ndeza dy qirinj:
Një për Miken. Një
për Cucën Boheme.
Paprtitmas, m’u
afrua një poete azgane
E më tha: Me një
qiri nuk ndizen o burrë
Më shumë se dy,
përpara Shën Mërisë!
Plumb iu
përgjigja: Unë jam Poet bohem
Lotët e Shën
Mërisë nën Rrap i ngrej dolli.
Harrova të ndez
edhe një qiri për Lejdin Di...
(Papagallët më mësojnë Mua
si i dilet zot Atdheut)
Udhëtoj. Dhe,
përditë e pi jetën verë
Përderisa
politkanët jetojnë në dhjamë.
Trashin qafat e
lidhura me kravata kuqezi
Unë kam vuajtur
shumë. I vetmuar
Kam bredhur
dhiareve me zemër të uritur.
Politikanët e
tredhur. Ehu, papagallët
Më mësojnë ç’është
demokracia. Liria:
Si shkruhet
poezia. I dilet zot Atdheut...
(Në këtë Qytet burrat
shiten me thasë)
Mike Di, Ti jeton
pa burrë. Grua
Në një Qytet, ku
burra ka me thasë.
E shiten lirë në
“Bit – Pazar”.
Mike Di, Ti jeton
pa burrë. Grua
Në një Qytet, ku
burrat shiten me thasë...
(Nga Libri:Vdekja më deshi më pak se Ti, Shkup 2003)
(Skënderbeu)
(Me rastin e 600 vjetorit të lindjes )
Vështirë e ke sot,
o burrë! Legjendar
Kur “patriotët”
presin të ngritesh nga varri.
Hipësh kalit në shpinë. Nxjerrësh shpatën
E, t’i çlirosh nga
“Liria”. Që sot e kanë varë
Përqafe si këmbonë
kishe shqiptarët.
Dhe, “muslimanët”
me: “Allahu Akber”
Nëpër Çajtore. Vite
e shekuj. Dhe, Histori.
Vështirë e ke sot,
o burrë. Legjendar
Që, në Shkup e
fute shpatën në brez.
Dhe, nëpër
përvjetore i rehabiliton melezët
Eksponentët e
“vëllazërim - bashkimit“.
Vështirë e ke sot,
o burrë. Legjendar
Luftë të bësh me
komunistët e arratisur.
Hadumët e
“vëllazërim - bashkimit“…
(Populli im është
si lejlekët)
Populli im është
si lejlekët. Flutoron në grupe
Ikin nga Dimri.
Edhe fëmijtë i marrin me vete.
Në Pranverë
kthehen. U dalin zot çerdheve
Nëpër oxhaqe me
këngë. Brez pas brezi…
Populli im është
si lejlekët. Edhe kur
Rrinë me një
këmbë, ia thonë këngës…
(Atdheu ky burrë
pa Grua)
Vitet e fundit kam
filluar t’i dua armiqtë
E përjetshëm. E
t’i urrej „miqtë“. Hadumët.
Që m’lëvdojnë para
syve. Shajnë pas shpine
Buçës i lyhen prapa.
E lehin në Atdhe.
E shesin veten për
një post në Qeveri.
Vitet e fundit kam
filluar t’i dua armiqtë,
Që më shajnë kudo.
Mbajnë në gojë.
Gjumi nuk i zen
nga librat e mi. Poezitë.
Jerm flasin. E
hanë veten pasmesnate
Shkaku im. Atdheu
ky burrë pa grua…
(Nga Libri me poezi: ATDHEU ky Burrë pa Grua, Shkup 2006).