Kulturë
Kalosh Çeliku: Vajtimi i qeverisë besnike 'Vëllazërim-Bashkimi'
E enjte, 05.05.2022, 06:33 PM
VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE
“VËLLAZËRIM
- BASHKIMI”
(Elegji
me çifteli)
NGA
KALOSH ÇELIKU
TRUSAKATËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË
(Në stilin e
Çajupit)
Popull, trim me
fletë
Votën e ke dhënë
vetë!
Të kanë vjedhur,
të kanë humbur,
Të kanë tundur,
edhe shkundur.
Bëre e ç’nuk ke
bërë:
Bëre një histori
të tërë.
Linde burra, edhe
gra
“Patriotë “, me
kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të
mira,
Polle edhe
egërsira:
Polle ujkun dhe
arinë
E polle edhe Kurvë
Partinë.
Dy shqiptarë -
parti dhjetë
“Demokratë“, e
trushkertë:
Shumë nga ata
pisa. Pabrekë.
Kur do të shporret
kjo farë
Shqipëria do vejë
mbarë!
Kur të hedhësh
votën sot,
Mblidhe mendjen
bëje top:
T’i shkulim me
degë e rrënjë
Se: frymën na e
kanë zënë!…
E MORA LAPSIN
DOLA NË MAL
E mora lapsin, dhe
dola në mal
Rrugës takova
“vojvodën” me kalë.
Që, i dilte: ehu,
zot Atdheut
Me shpatën e
Skënderbeut?!
E mora lapsin, e
dola te Shadërvani
Kokëmëkokë
“burrat” që i ka vatani.
Herë me popull, e
herë me pushtet
Me vete e kishin
edhe një këlysh “poet”.
Betejat heroike
t’ua fus nëpër libra
Ehu, si Hajredin
Pashën dikur Dibra.
E, “burrat” tanë,
hiç pa marre
Kush do të na i
shti në varre?!...
HEU KUR BËRTET “VOJVODA“
E PJELLË KURVË PARTIA
Heu, kur bërtet
“vojvoda“
e pjellë viça
Kurvë Partia,
bëhesh artist.
Dhe, poet:
taxhi të jep
Ministria.
Heu, kur bërtet
“vojvoda“
e pjellë viça
Kurvë Partia.
Burra me pashterka
Sot: që, i do
Qeveria.
Heu, kur bërtet
“vojvoda“
e pjellë viça
Kurvë Partia:
Arsim, dhe kulturë
bën tollumbaxhia…
O VIÇAT E MI TË PALËPI
MË TË MIRËT NË QYTET
O viçat e mi, të
palëpi
më të mirët në
Qytet!
Që, verë e dimër.
Borë
Selfie bëni në
Parlament.
O viçat e mi, të
palëpi! Qytet
më të mirët, Sot:
në Parlament,
kur dal unë si
poet nën Rrap
pas shpine, m’i
ndërseni qentë.
O viçat e mi, të
palëpi
më të mirët në
politikë!
Që, me premtime e
rrena
Sot, na bëtë
Amerikë?!…
NË MINISTRINË E KULTURËS
EDHE SOT LUHET LETRA
Hajdutë e rrugaçë
nëpër zyra
Mrizin nën hije, e
do Natyra.
I kullotë te stani
Nënë Partia
Lumë kultura.
Rroftë Qeveria!
Kulturës shqiptare
i kanë vënë pusi
E sakatuan
“burrat”, bëjnë letërsi.
Argatët tanë
trima, i kanë të parë
Dje, “komandantë”.
Sot, ushtarë.
U pri para në
betejë një kryelopë
Viçat tanë pas
tambëlit copë-copë.
Kurva Parti, seç i
ka tredhë
I trashin qafat
për zgjedhë:
Kabineteve, sot
bëjnë pazare
E shesin lirë
kulturën shqiptare.
Kafe pijnë, në
zyra luajnë letra
Dergj kultura.
Borxhet e vjetra…
ELEGJI PËR KËLYSHËT
E KURVËS PARTI
Një këngë
patriotike, këndoi Huti
Erdhën horrat, u
ngritën nga tabuti.
Këlysh bir qeni,
ai Dudum Lolja
Erdhi, vrik
turrevrap Hojdodolja.
Bashkë me ta, edhe
Nuse Rrospia
Me lotë në sy u
printe Tollumbaxhia.
U erdhi keq për
Këlyshin me zgjebe
Rrufjanin servil,
që sot fërkon hebe.
Dhuratë, na i
solli Kurva Parti
E shitën veten një
torbë taxhi…
DJE HALLDUPË SHKUPI
E SOT JANË “VOJVODA”
Kush ka qenë ky
Sanço Panço shqiptar
Kulturës
shqiptare, që iu sul mbi gomar?!
Rrospi Partia me
një çetë trusakatë
Librit shqip i
ranë tinës me sëpatë.
Sytë ua lidhën
Manifestimeve letrare
Arat e të parëve
tanë t’i lënë ugare.
“Burrat” e ngrejnë
zërin për kisha e xhamia
Shporruni
“vojvoda”, u delë para shqiptaria!
Nuk ka mbetë
arsimi, dhe kultura shqiptare
Në “burra”
hyqymeti, siç jeni ju me kollare.
Dje halldupë, e
sot: mbi gomarë “vojvoda”
Kultura jonë ka
lindë me shekuj nëpër oda...
VAJTIMI I QEVERISË BESNIKE
“VËLLAZËRIM - BASHKIMI”
(Në stilin e Tatës Madhe me dajre)
Ende shpirti pa i
dalë - ëëë
po e vajtoj me
dy-tri fjalë:
E kërkova
Pellagonisë - ëëë
m’iku, dje Pollogut - ëëë
me “vojvodën” mbi
kalë - ëëë.
E mora “Bit -
Pazarin” - ëëë
ta zë, në pusi:
partizanen - ëëë!
Që, e dhunoi
“vojvoda” - ëëë
në mes të
Pollogut. Ehu, ëëë.
E vajtoj sot
Qeverinë - ëëë
ende shpirti pa i
dalë - ëëë.
Që, e grabitën
Yllkuqët - ëëë
Ehu, i vraftë Zoti
Madh - ëëë!
Dashurova,
partizanen - ëëë…
HEU KU PO SHKON
O KALOSH ÇELIKU
Heu, ku po shkon,
o Kalosh Çeliku
Me poezi rebele,
turr e nën Rrap?!
Partia pusi të ka
vënë lum miku
E shalon gjokun,
s’e bën asnjë hap.
Lufta yte, moti
vazhdon me poezi
Herë me “vojvodë”,
e herë me mbret.
Kot, nëpër “Bit -
Pazar” kërkon liri
“Kali Shemës”,
Sot: pas porte të pret.
Heu, ku po shkon,
o Kalosh Çeliku
Sot, me poezi nuk
vritet armiku?!…
RROKNI ARMËT DHE BINI
Rrokni armët, dhe:
o “burra” bini!
Armik është i
Shkupit. Shekullor.
E shani. Vrisnje,
gjallë mos e lini
Këlyshin me zgjebe
shpalli tradhtor.
Doktor Ziun e
zhveshi lakuriq. Medet
Këlyshin e Sharrit
e veshi me dimia.
O bini! Përderisa,
nuk ka parti, miq
Sulm, në Qeveri!
Sulm, te Ministria!
Rrokni armët, dhe:
o “burra” bini!
Shtini nga pusia,
partia është e jona
Gjallë, nën Rrap.
Hije, mos e lini!...
FRASHËRI DHE ?ELIKU
Naim Frashëri:
Do të shkrihem
të venitem,
si kandili kur
s’ka vaj;
Balt’ e pluhur
do të bëhem,
të më shkel’
një këmb’ e saj;
E të prehem
duke puthur
Atë këmbë
pasandaj…
Kalosh Çeliku:
Durim, më s’kam.
Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë
“Bagëti e bujqësia“!
Përderisa, ty të
shkelë këmbë e saj
Ditenatë, mua më
shkelë Nënë Xhadia…