Kulturë
Kalosh Çeliku: 'Kali i Shemës' në ' Bit-Pazar' ditenatë pas porte
E merkure, 04.05.2022, 07:45 PM
“KALI SHEMËS” NË “BIT-PAZAR”
DITENATË PAS PORTE
(Aforizma
satirike)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Burrat
me pashterka, kur merren me arsim dhe kulturë:
Dhe,
pjellin “artistë”. Është, rrezik i madh për një popull.
Populli
shqiptar, me vite e mbajti gjallë UT-ës.
Erdhën
partitë politike “kuqezi”, në pushtet:
Dhe,
e shkatrruan për një muaj me dudumë.
Dhëndrri
(L. F.) për UT -ës, tha: “lindi foshnjë e vdekur”.
Mirëpo,
kur shqiptarët vetë ia ngulën thonjtë kësaj foshnje
Dhe,
e rrokën për fyti, Sot: derdh lotë krokodili. Përpiqet,
me
kolumna rrufjani nëpër gazeta, ta ringjallë ambasadori…
Deven,
kur e kanë pyetur: kur e ka pasur më së vështiri
në
jetë. Është, përgjigjur: kur, më ka pri gomari.
E,
po të më pyetni mua, ju them: kur më pri Trusakati.
Me
hyrjen e Partive Politike Shqiptare në universitete,
nuk
kemi kontenierë, ku ta hudhim bërllokun?!
I
mbushën kontinierët me “doktorë të shkencave”…
Populli,
thotë: mos ha përshesh me caullët, se të stërpikin!
E,
Nëna Parti me caullët, Sot: bënë arsim dhe kulturë?!
Dhe,
hiç nuk trembet, se: do ta stërpikin në sofër…
Shqiptarët
në kohën e komunizmit kishin probleme
me
serbët, dhe “vëllezërit maqedonas” në pushtet.
E
tashti, në “demokraci”, me “shqiptarët e ndershëm”…
Qeni
që leh, nuk të hanë. E këlyshi i Nënës Parti,
edhe
pse është bub me zgjebe, të hanë pas shpine.
Partitë
politike janë si buçat, pjellin këlyshë me zgjebe
Dhe,
i flukin pas porte. Ua dimë nënën, po jo edhe babën…
Puset
më të thella në Maqedoninë e Veriut
deri
më Sot, i kanë hapur politikanët…
Populli
thotë: Qengji i butë i thithë dy nëna.
E,
unë them: “shqiptari i ndershëm”:
E
thithë, një Maqedoni të Veriut...
Historia
më vështirë e ka, kur e shkruajnë
politikanët
. E, jo historianët akademikë...
E
ardhmja u takon të rinjve, thonë politikanët,
pasi
të tashmen, nuk duan ta ndajnë me të rinjtë.
Emisionet
televizive më të shikuara te ne
janë
ato me Thashetheme… Dhe, urime.
Që,
ta shpëtojmë Atdheun nga disa politikanë,
duhet
të hapim sa më shumë Shtëpi publike.
Edhe
polici, edhe shqiptari krenohen
me
të njëjtën armë publike: shkopin...
Rrospi,
nuk është ajo që shkon burrë më burrë,
po,
ai që shkon parti më parti politike…
Erdhi
koha që të kemi më shumë politikanë
Analistë,
Dr.-mërr, shkrimtarë, sesa: lexuesë.
Intelektualë
të vetëqujtur te ne ka, aq shumë,
Saqë,
kanë të hanë nateditë edhe qentë…
Në
komunizëm, qentë e futnin kokën në kontenierë.
Tashti,
në “demokraci”, u bëjnë konkurencë njerëzit…
Teatri
Shqiptar, në Shkup: do ta kthente publikun
po
qe se, do t’i pranonte si aktorë politikanët…
Pas
ndryshimeve demokratike, nuk vlen më
fjala
e urtë e popullit: I coftë lopa kojshisë…
Por,
vdektë kojshia: dhe, kush i pari t’ia marrë gruan…
Maqedonia
e Veriut, sikur të kthehej në Shtëpi publike,
Prostitutat,
do të mbeteshin rrugëve pa punë.
Dhentë,
turren pas kripës. Populli pas partive politike.
Partitë
tona politike, janë si kurvat. Gjithmonë,
para
zgjedhjeve: ia lënë kopilin njëra-tjetrës para dere…
Dielli,
sikur të lindte në mes të natës.
Hënës,
nuk do t’i këndonin poetët.
Shkrimtarët,
nuk blehen me lekë. Po, librat e tyre
Edhe,
pse: Sot, ka shkrimtarë që në vend të librave:
e
shesin veten për një torbë taxhi, në Qeveri…
Shkrimtarët
e trilluan “Kalin e Trojës”. Politikanët tanë:
“Kalin
e Shemës”. Edhe, e shaluan nëpër “Bit-Pazar”…
Të
gjallët, janë të vdekur në Katund
E,
të vdekurit të gjallë mes varreve.
Shqiptarët,
politikën e kuptuan si vend thesari:
Shkak,
që gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare,
patëm
kaq shumë kandidatë deputetë. Presidentë…
Gjatë
ndryshimeve demokratike, u lodhëm
duke
u durtrokitë partive politike. Prandaj,
në
Teatër, Sot: kemi, kaq pak spektatorë.
Edhe,
politikani me partitë politike,
Qeverinë.
Është, si burri e gruaja:
E,
tredhtojnë njëri-tjetrin. Përderisa, nuk i zë populli
një
ditë në flagrancë me korrupsionin…
Teatrit
Shqiptar, në Shkup: iu kthye publiku
i
politikanëve, po: u iku ai i shkrimatarëve…
Gruaja,
dhe qëngji me siguri kanë diçka të përbashkët:
Gruaja
e fajëson burrin. Ndërsa, qëngji ujkun.
E,
në realitet: vetë, që të dy duan të jenë “viktima”…
Politikanët,
pak i kanë drekat, dhe darkat Qeveritare
Tashti,
u turren edhe “iftareve” fetare “muslimane”…