Kulturë
Feti Tunuzliu: Gurra ime e zjarrtë
E enjte, 05.05.2022, 05:42 PM
Feti TUNUZLIU
Poezi
GURRA IME E ZJARRTË
(Gjyshit
tim, Hfz. Sabit Zajmi)
Për
ty gjysh, malli më digjet si eshkë
kur
zhytem n’kujtimet e jetës që jetuam me rreshk,
kur
të ndjekja pas si hije e lehtë
dhe
njëri-tjetrit uronim të bardhën jetë,
për
mua ishe frymëzim i thellë drejtë fitoreve t’reja
e
unë krenar që, pranë teje ndeja.
Më
fale dashuri të ngrohtë në timin n’rrugëtim -
edukatë
e kulturë t’shëndosh për formësimin tim,
thoshe
se: “Pa dituri nuk ka dritë ” -
nuk
ka ardhmëri as mendje ndritë,
muza
ime e fuqishme ishe gjatë studimeve n’drejtësi,
bashkëbisedues
i këndshëm përplot dashamirësi.
Ishe
shembull për respekt ndërnjerëzor e vëllazëri,
për
emancipimin e femrës në shoqëri,
për
drejtësi, tolerancë dhe përparim
n’Kosovën
tonë ndër shekuj n’okupim,
prej
teje mësova se “Pa liri – nuk ka jetë” -
se
atdhedashuri çdo njeri duhet ketë.