Kulturë
Gjon Keka: Ditëlindja e Dragoit të Arbërisë
E enjte, 05.05.2022, 09:39 PM
Ditëlindja e Dragoit të Arbërisë
Nga
Gjon Keka
617
vjet më parë lindi trashëgimtari faqebardhë i Kastriotëve që do ta shkruante
historinë dhe epokën e tij e të Arbërisë me shkronja të arta.
Zakonisht
lindja e njerëzve të mëdhenjë sikur ishte Gjergj Kastrioti vjen me vizione,
profetizime dhe yllin që ndjek hap pas hapi lindjen dhe të ardhmen e tij, yll
që më pas gradualisht do të shndërrohet në diell e dritë për lirinë,
pavarësinë, të mirën e përgjithshme të atdheut dhe të shtetit Arbëror.
Rinia
e tij u pajis shpejt me stoli legjendare dhe mitike.
Për
shembull, thuhet se ‘’nëna e tij Vojsava pati një vegim qiellor një natë para
se të lindte Gjergjin e Madh.
Në
gjumë ajo pa sesi një dragua i tmerrshëm me kthetra e luspa të shndritshme u
ngrit në malet e Arbërisë dhe me nofullat e hapura u hodh drejt Turqisë.
Më
vonë ai u kthye dhe u hodh në detin Adriatik.“ Djali i porsalindur thuhet se
kishte një shenjë lindjeje në formën e një shpate në krahun e tij; herën e parë
që ishte në gjendje të ecte vetëm, ai lëvizi në lojërat e përbashkëta, me
babain e tij dhe e shtrëngoi shpatën në mënyrë të flakët me duart e tij të
vogla.
Këto
në fakt ishin shenjat e para që ai i shfaqi që në vegjëli dhe të cilat me kohë
do të shfaqej tek ai talenti i rrallë i artit të luftës dhe strategut të madh.
Madje
në betejat që e dërgonte Sulltani bashkë me ushtarët tjerë otoman gjatë kohës
sa ishte peng atje, thuhet se ushtarët turq, kur e shihnin atë në beteja
nxirrnin këto fjalë për të : „A mos është ky Aleksandri (Leka) i Madh i
ngjallur prej varri.“
Poashtu
edhe pas pushtimit të Arbërisë dhe marrjes së tij peng në oborrin e Perandorisë
Otomane, ai tregoi dhuntin e tij dhe shkëlqeu në të gjitha fushat ku ai prekte
dhe ecte, fama dhe fati ishin krahët e tij me të cilat ai fluturontë,
fluturonte, gjersa një ditë arriti ta realizonte planin e tij kombëtar të
rikthimit në Atdhe dhe Bashkimit të Arbërorëve në luiftën kundër pushtuesit
otoman.
Duke
qenë se Gjergj Kastrioti ishte i talentuar në artin e Luftës, ai i dinte
rregullat e luftës në atë kohë edhe pse në atë kohë nuk kishte rregulla
ndërkombëtare të luftës, ai sikur të kishte lindur për të gjitha epokat, i
respektoi rregullat e luftës duke nxjerrë vlerën humane apo njerëzore mbi çdo
interes, pasion, luftë apo pushtet etj, ai e shihet qenjen njerëzore si qenje
shpirtërore të pafajshme, sidomos gratë, pleqtë dhe fëmijët për ta ishin
prioriteti i parë që ata të ishin të sigurtë dhe të mbrojtur. Kështu ai
urdhëronte që në ato vende e qytete ku zhvillohej lufta, fëmijët gratë e pleqtë
të zhvendosen në vendet më të sigurta dhe të mbrojtura.
Ndërkaq
duhet nënvizuar edhe këtë se heroi ynë ishte i lidhur më popullin e vetë nga
gjiri i të cilit ai doli, prandaj ai jetoi, punoi, luftoi dhe ndërtoi vendin
gjithnjë nisur nga detyra për atdheun e tij, të mirën e tij, sigurinë e tij,
dhe të ardhmen e tij, e poashtu edhe detyra që shtronte epoka në planin arbëror
dhe atë ndërkombëtar apo europian. Duhet vënë re këtë se populli i Gjergj
Kastriotit (Skënderbeut) në atë kohë ushqenete aspirata europiane, sepse i
takonte atij natyrshëm dhe ishte pjesë kardinale e familjes europiane në të
gjitha proceset dhe dinamikat e asaj kohe.
Gjergj
Kastrioti si dje ashtu edhe sot është për ne lideri, mbreti dhe heroi më i madh
dhe i pavdekshëm i kombit tonë, ndërsa si dje edhe sot ai është për Europën
figura më e rëndësishme dhe e papërsëritshme e historisë së përgjithshme
europiane. Ai mbeti shembulli i madh, i një luftëtari e strategu të madh për
lirinë dhe pavarësine e popujve të Europës juglindore dhe të Europës në
përgjithësi.