Kulturë
Feti Tunuzliu: Kosovë
E diele, 15.05.2022, 11:05 AM
Feti TUNUZLIU
Poezi
KOSOVË
Shkallëve
të lashtësisë sate
mbërthyen
shekuj të stuhishëm
me
rrëbeshe luftërash, betejash, kryengritjesh, …
vatër
e shenjtë ilirike
e
gjakut të stërgjyshërve pellazgo-iliro-dardan.
Tok
me popullin rrënjës,
mbi
shpatullat tua provove e sprovove të mallkuarat
ekspedita
gjymtimi tokësor e shpirtëror,
pushtimi
e nënshtrimi, okupimi e sundimi,
që
lan pas histori flake e zjarri
në
mish, n’eshtra e gjak !
Ndonëse
ishe mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare,
t’shpartalluan
mbretëritë, perandoritë, … por nuk të zhbënë dot
ndërsa,
duke zhdukur mykun e botës së perënduar
qenia
jote po ngritet nga hiri i të parëve
dhe
Ti - përsëri po e rimerr veten n’tokën e përgjakur
e
po mësyn para lirshëm dhe qetësisht
sikur
shqiponja kur zhytet e zhytet kaltërsive t’ëmbla qiellore.
Nuk
po mund të xhveshesh nga përfytyrimet e klithjeve, drobitjeve, …
të
prindërve, fëmijëve, … që përlesheshin me vdekjen,
dhe
ende nuk prajnë nga gjama as për ata sy t’mbyllur n’amshim
as
për të pagjeturit e zhdukur gjatë plojës së fundit,
ndaj,
po t’shoqërojnë pa reshtur si ritual i kobshëm e fatkeq.
Pas
lufës çlirimtare të falemi për jetë -
që
me zemër t’hapur dhe flamurin valvitur
o,
po marshon lajmëtare e legjendës së ngadhnjimit
në
agun e pranverës dhe aromën mikluese që po derdhë jeta e re
skalitur
bukur me dorë mjeshtërore të mendjeve të shquara
të
njerëzimit përparimtar, paqëdashës, ...