Ilir Muharremi: Ringjallja e dashurisë
Qiejt e kaltër të pastër si thellësi e pafund deti. Refleksion mbi mendjen time, peizazh ngjyror, e shumë vizatim i çuditshëm. Ky qiell i pastër duket i gjërë si deti. Ca rreze të bardha të diellit përpiqen ta zhdukin këtë kompozim, këtë organo, këtë stuhi melodish që veç natyra di ta kompozojë. Vërej ca akorde të reve të vogla...

























