Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: E sëmura e Ballkanit - Serbia
E diele, 18.12.2022, 05:22 PM
E SËMURA E BALLKANIT - SERBIA
KFOR-i - E VETMJA FORCË USHTARAKE E ARMATOSUR E
LEJUAR NË KOSOVË
REZOLUTA
1244 KA KOHË QË KA VDEKUR
Nga
Prof. Xhelal Zejneli
Sipas
Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e
vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në
kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë.
Në
pikën 4 të Rezolutës parashikohet që “një numri të dakorduar të personelit
ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb, t’i lejohet kthimi në Kosovë, për të
kryer detyra në përputhje me aneksin dy”, ndërsa në pikën 6 të këtij aneksi
thuhet se “ky personel do të mbajë lidhje me UNMIK-un dhe me KFOR-in, do t’i
shënojë dhe do t’i pastrojë fushat e minuara dhe do të jetë e pranishme në
vendet e trashëgimisë kulturore serbe si dhe në vendkalimet kufitare kryesore.
Rezoluta
1244 e KS të OKB-së, e qershorit të vitit 1999, me të cilën u kërkua fundi i
konflikteve luftarake në Kosovë dhe tërheqja nga Kosova e ushtrisë dhe e
policisë së RF të Jugosllavisë së atëhershme, jep mundësinë që në kushte të
posaçme një pjesë e personelit të mundë të kthehet, “me mbikëqyrjen e
pranisë ndërkombëtare të sigurisë, e pikërisht në masë të kufizuar të
darkorduar (qindra vetë dhe jo mijëra vetë”.
* * *
E
ashtuquajtura rezolutë 1244 ka vdekur qëmoti. Pas kësaj rezolute:
-
Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj;
-
Kosovën e kanë njohur 117 shtete të botës;
-
Kosova e ka krijuar policinë e vet;
-
Kosova e ka ndërtuar ushtrinë e vet;
-
Policia e Kosovës ruan rendin edhe në veri të Kosovës;
-
Policia e Kosovës kontrollon edhe disa pika kufitare midis kufirit Kosovë –
Serbi.
Kërkesa
e Beogradit për të vendosur në Kosovë një numër të caktuar ushtarësh të
Serbisë, është bizare, groteske dhe absurde. Vetë kryetari i Serbisë – Vuçiqi,
ka deklaruar: “E di se kjo kërkesë do të refuzohet nga KFOR-i”.
Kjo
kërkesë e Vuçiqit dëshmon për qëndrimin destruktiv të Serbisë ndaj Kosovës dhe
ndaj mbarë rajonit. Kjo kërkesë groteske e tij, nuk është veçse një ëndërr e
parealizueshme për të ripushtuar
Kosovën.
Një
numër policësh serbë që ishin pjesë e policisë së Kosovës, luanin rolin e kalit
të Trojës. Ata, në vend që të ruani rendin dhe rregullin në Kosovë apo në veri
të saj, punonin për Serbinë. S’ka shtet në botë që e lejon një destruksion të
tillë. Të hash bukën e Kosovës dhe të punosh për Serbinë.
Barrikadat
në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Beogradi dhe nga Vuçiqi. Këto farë
barrikadash mbështeten vetëm nga Vladimir Putini si dhe nga bashkëmendimtarët e
tij – Lukashenko dhe Kim Jong-un.
Kosova
ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtare e BE-së, Beogradi ndërkaq paraqet
kërkesë për rikolonizimin e Kosovës. Kjo tregon se ora e Serbisë është ndalur
në mes të shekullit XIX, në kohën e Garashaninit. Sikur akademikët dhe
politikanët serbë të ishin racionalë dhe të shkonin në hap me kohën, aplikimin
e Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes demokratike, do ta përshëndetnin.
Kosova në BE është interes i të gjithë qytetarëve të saj, po edhe i rajonit.
Sikur Serbia nuk është në Evropë, sikur nuk është në shekullin XXI. Politika
serbe është metaforë e konfliktit, e konfliktit me të gjithë – me Kosovën, me
shqiptarët, me kroatët, me malazeztë, me boshnjakët, me bullgarët. Ata ende
mendojnë se kundër tyre na qenkëshin: CIA, Vatikani, Berlini dhe Vjena.
A ka
inteligjencie kjo Serbi?! Turp!
Evropë,
Amerikë! Serbia s’mbushte dot me mend pa ia bërë me dije në mënyrë të prerë se
kolonializmi serb në Kosovë ka marrë fund sot e mot.
Ka
zgjidhje për marrëzinë serbe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, në BE
dhe në NATO, ndërsa Serbisë t’i mbyllen të gjitha dyert e kancelarive
perëndimore. Le t’i mbeten të hapura dyert e Kremlinit, të Bjellorusisë dhe të
Koresë së Veriut.
Serbia është shndërruar në të sëmurën e Ballkanit. E sëmurë për mend. Si
ajo komedia e Molierit “I ligu për mend”. Gjithë Ballkani shikojnë para,
serbët shikojnë Putinin dhe Sergej Lavrovin.
Para
ca ditësh, ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena
Baerbock deklaroi: “S’ka hyrje të trupave ushtarake serbe në Kosovë”.