Mehmet Kraja: Fjalë e mbajtur në Konferencën VII të Procesit të Berlinit, Tiranë 19 shtator 2023
Kosova, në pak më shumë se 30 vjet, ka kaluar një periudhë me batica dhe zbatica të mëdha: gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ne kemi jetuar aparteidin dhe segregacionin në arsim, pra edhe në arsimin e lartë; pastaj luftën, me 13 mijë të vrarë, ndër të cilët 1,100 fëmijë; pastaj shumë mësimdhënës dhe studentë të vrarë...


























