Visar Zhiti: Shtëpia me gjethe
Takimi u bë në “Shtëpinë me gjethe”. E dija ç’ishte ai muze në Tiranë, kishte një hije të zymtë për mua dhe një mister tragjik që s’i kishte ikur a nuk do t’i ikte kurrë. Sigurimi i tmerrshëm i Shtetit aty bënte përgjimet me aparatura të sofistikuara e të shtrenjta për vendin, aq shumë të varfër, të mbyllur e me diktaturën...


























