Ndue Dedaj: Ulurima
Ende në veshë, qysh nga fëmijëria, më vjen si një jehonë e largët ulurima e ujkut. Çfarë kishte më shumë në atë zë, trishtim, hakërrim, tërbim? Thonë se çdo ujk ka ulurimën e vet të ndryshme nga tjetri, si zëri i njeriut që nuk ngjet me të askujt. Mbase veç zëri i çjerrë i verrkeqes ishte përherë njësoj!...


























