Mendime
Florim Zeqa: Beteja e partive për pushtimin e mërgatës!
E enjte, 06.06.2024, 07:53 PM
Beteja e partive për pushtimin e mërgatës!
Shkruan
Florim Zeqa
Sigurisht
që mërgata do të jetë në vemendje dhe në epiqendër të partive politike, jo për
shkak të respektit dhe kujdesit, por për shkak të votes. Pasi do të jetë vota e
mërgatës ajo që do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato
të rregullta apo të jashtëzakonshme.
Kosova po varfërohet, po
pasurohen shtetet evropiane nga të rinjët tonë
Zbrazja
e Kosovës nga të rinjët është dukuria më e dhimbshme dhe më e trishtë e cila po
ndodhë para syve tanë. Rritja enorme e numrit të të rinjëve që janë duke e
braktisur Kosovën është kthyer në plagën më të rëndë në Kosovën e pasluftës.
Përderisa
Kosova po zbrazet çdo ditë e më shumë, vendet evro-perëndimore po pasurohen me
fuqinë punëtore, kurse ne po varfërohemi çdo ditë nga mungesa e të rinjëve tanë!
Të
gjithë njerëzit e veshur me petkun e politikanëve duhet të mendojnë seriozisht
për situatën në të cilën ndodhet Kosova.
Largimi
i të rinjëve nga Kosova është kthyer në ndjenjë trishtimi! Ndjenjë trishtimi,
për faktin se këta të rinjë nuk do të kthehen më në Kosovë, por do të mbeten
përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siq mbetem ne gjeneratat e viteve të
’70-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serbosllav.
Por,
akoma më e dhimbshme bëhet situata, kur këta të rinj nuk janë duke ikur nga
dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e përspektivës zhvillimore dhe e
pasigurisë për jetë në vendin e tyre.
Ikja e të rinjëve nga
vendi, plagë që kullon gjak
Fajtore
për ketë situatë më nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës, e
cila nuk mendoj fare për të ardhmen e vendit, por vetëm për interesat e tyre
personale, grupore dhe partiake.
Njerëzit
e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me zanatin e politikës, nëse nuk
merren me problemet e të rinjëve, përkatësisht, për krijimin e kushteve për
punë dhe jetë dinjitoze në Kosovë, nuk e di çka tjetër duhet të jetë prioritet
primarë për ta!
Shpërngulje
të popullatës shqiptare nga Kosova kemi pasur edhe në periudha të mëhershme
historike dhe përgjatë okupimit klasik të Serbisë, por emigrimet e fundit
masive e të rinjëve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të dhimbshme se
asnjëherë më parë gjatë historisë.
Lutem
që ky shqetësim imi personal të trokas në ndërgjegjën e pushtetarëve dhe të
secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi, të bëjnë
fushata parandaluese për pengimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjët e jo të
vrapojnë pas të rinjëve në emigrim!
Vetëdijësimi i
mërgimtarëve imperativ i ngutshëm kohor
Partitë
politike, gjegjësisht politikanët milionerë jo vetëm që nuk po bëjn fushata
parandaluese, po vrapojnë pas të rinjëve në emigrim duke e bërë një betejë të
paparë politike për pushtimin e zemrave të mërgimtarëve.
Ndodh
që brenda javës në një qytet perendimor të shkojnë nga katër-pesë ekespedita
partiake në kërkim të gjahut politik për të joshur mërgimtarët.
Politikanët
nga frika e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pikërisht në prag të
pushimeve verore i kanë shpeshtuar vizitat e tyre në shtetet evro-perëndimore.
“Dashurinë” ndaj mërgimtarëve po e shfaqin në forma të ndryshme, duke ju
sjellur; pankarta gjigante dhe flamuj partiak dhe suvenire prej letre sikurse
dikur në Kosovë kur i zhvillonin fushatat zgjedhore para dhjetramijëra
simpatizantëve partiakë.
Meqenëse
tani në Kosovë tubimet i mbajnë vetëm me dhjetra e qindra simpatizant shkaku i
zbrazjes, partitë politike ju kanë kthyer mërgatës në kërkim të votes në
trajtën më qesharake të mundshme “Vrapon dhia pas k… të dashit”.
Kaq
të rëndësishëm janë bërë mërgimtarët për politikanët karrierist!
Sa
më parë duhet të ndodhë vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi i mërgimtarëve për t’i
bojkotuar vizitat e ekspeditave e partive politike në Diasporë, të atyre që e
sollën në këtë gjendje të mjerë dhe të pashpresë Kosovën e bekuar nga Zoti me
resurse natyrore dhe pasuri të arta nëntokësore.
Të
dashur vëllezër dhe mota mërgimtar, thirrni mendjes dhe gjykoni me mendjen
tuaj. Secili nga ju t’i parashtroni pyetjen vetes logjike, pse nuk jeni në
vendin tuaj dhe pse jeni në emgigrim?! Përgjigjen do ta gjeni menjëherë-shkaku
i kësaj klase politike e cila po vrapon pas jush në emigrim, jo për t’iu
krijuar kushte për kthim në atdhe, por për t’ju rrëmbyer voten nën mashtrim!