Mendime
Mehmet Musa: Hasan Prishtina qëndro përballë legenave të Prishtinës
E merkure, 29.05.2024, 07:50 PM
Hasan Prishtina qëndro përballë legenave të Prishtinës
Shkruan
Mehmet Musa
U
mësuam tash e tri vite që nga Kosova jonë e dashur të marim lajme të zeza e,më të zeza, nuk dëgjon me njeri për suksese të Republikës s’onë te
re, perkundrazi, vetëm urrejtje e përçarje
të shqiptarit nga shqiptari, izolim, shpërngulje e pjesës më vitale të
popullit tonë, që nga krahu i punës, shkenca e mjeksija, poshterim e pazhvillim.
Por
lajmi që me erdhi sot, me rrençethi
trupin dhe më ktheu ne kohën kur
pushtuesi serb ndermirrte masa antishqiptare, dhe e luftonte çdo personalitet
historik shqiptar. Lajmi që disa qarqe nga Universiteti i Kosovës, i
pagezuar,e nen masat e dhunshme nga
pushtuesi u emërua si Universiteti i Prishtines, si atë mot edhe sot e vetquajrura Ministria e
Arsimit, e përbërë me emra shqiptar,
paskan ndermarrë inisiativen t‘ja heqin
emrin e të madhit Hasan Prishtina, ideologut tonë kryesor te Kosovës e krejt
Shqipërisë, ai qe dha gjithçka per kombin tonë,Ai i cili edhe kur Kosova u
aneksua nga Jugosllavia e Karagjorgjëviçëve,u përkujdes me pushkë e penë, që Kosova jonë ta ruaj të gjallë
idenë e pavaresisë. Ishte Hasani
financiuesi i plejadës së parë të shkolluarëve
kosovar në Normalen e Elbasanit e të Shkodrës, Hasani ishte edhe pushka
e mendja e çetës se Azem Bejt Galicës ,
ai ishte shpirti i pamposhtur i Kosovës së pushtuar, dhe mbeti flamurtar deri
ne shpalljën e Pavarësisë me 2008. E
tani pasi rrin si ushtarë besnik përpara duke e mbrojtur Universitetin të cilin e endërroj aq shumë, dikujt nga lartëmadhërija ju paska
tek ti bejë atentatin e dytë pas atentatit te parë ne Selanik. A thua pse, dhe
kujt i pengon emëri i Hasan Prishtinës,
kujt i pengon flamurtari ynë, që ishte dhe mbeti i tillë per gjithë heronjët e heroinat e Kosovës. A
thua do ta lejojë këte njollë të zezë e
këte poshtrim Kosova dhe rinia studentore e saj?
Ju
edhe mund ta beni këte turp, sepse siç duket jeni ngarkuar me mision antishqiptar, po fundi i fundit Kosova
jonë ka parë gjithçka, të zezë në trupin
e sajë por,ajo ka ditur të fitojë
gjithmonë kundër të huajve , por edhe kundër antishqiptarëve shqipfolësa. Kosovës dhe gjithë shqiptarëve
të Shqipërisë nuk do të mundëni kurrë t‘ia
heqni nga zemra flamurtarin Hasan Prishtina.Po athue ju gjandarr të
krajlit ,kurë do ia hiqni emërin e Kadri Zekës Universitetit në Gjilan e ,kurë
do ia hiqni emërin e Haxhi Zekës Universitetit në Pejë ? E kurë do e lëshoni në
përdorim me ceremoni shtetrore kishën ortodokse që e mbaroj Sllobodan Millosševi?i
në pronat e Universitetit Hasan Prishtina? Sepse ai objekt dhunues me siguri
nuk ua gërvishë mendjën dhe trurin tuaj aq sa ua gërvishë emëri i Hasan
Prishtinës!
He
ju mbuloftë turpi siç u ka mbuluar!
Rroftë
Universiteti i Kosovës ''Hasan Prishtina''