Mendime
Florim Zeqa: Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!
E merkure, 22.05.2024, 06:55 PM
Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nuk
është hera e parë dhe as që do të jetë e fundit që mashtrohemi dhe tradhtohemi
nga Evropa plakë. Një dekadë më parë i dhamë Malit te Zi 8200 hektar tokë nën
premtim të liberalizimit, kurse së fundmi i dhamë 24 hektar tokë Manastirit të
Deçanit për anëtarësim në KiE dhe prapë mbetëm jashtë agjendës për anëtarësim.
Mungesa
e unitetit kombëtar
Të
gjitha koncesionet na erdhën dhe po na vijnë shkaku i mos unitetit tonë politik
për zbatimin e Asociacionit. Pas fillimit të dialogut të Brukselit kushdo që
ishte dhe erdhi në pushtet u kundërshtua nga të gjitha forcat opozitare për
temën e asociacionit!
Përgjatë
dialogut 13 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, momentumi më i
përshtatshëm i përmbylljes së dialogut ishte ai propozimit për shkëmbim të
territoreve si kompromis i dyanshëm, porqë asokohe ishte kundërshtuar fuqishëm
nga ish opozitarët e djeshëm apo pushtetarët e sotëm të cilët bën kompromis të
brendshëm me dhenjën e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit pa marrë asgjë në
këmbim.
Për
këto 13 vite u ndërtuan kauza e kundërkauza të rrejshme për mbajtjen dhe
marrjen e pushtetit duke e harruar në plotni të ardhmen e shtetit dhe të
qytetarëve.
Të
gjitha qeveritë e paspavarësisë dhe të gjithë kryeministrat që erdhën në
pushtet me kauzën e njëjtë të mos dialogimit me Serbinë pa njohje paraprake, të
gjithë i gelltitën premtimet e tyre nga i pari deri tek ky i fundit!
Për
habi, asnjëri prej liderëve shtetëror nuk mundi t'i përballojë gjatë presionit
ndërkombëtar!
Secili
politikan që u ulë në karrikën e thellë të pushtetit i zbuti qëndrimet
politike, duke ju nënshtruar egos personale mbi kurrizin e popullit të
përvuajtur ndër shekuj!
Nëse
duam për të mbijetuar nga kurthet dhe prapaskenat e ndërkombëtarëve, e në
veçanti të Evropës plakë, Kosovës dhe shqiptarëve ju duhet një Skënderbe i
gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!